E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia barazim 1-1 me Bosnjen



Shqiperia ka barazuar 1-1 ne pjesen e pare te takimit kunder Bosnje Hercegovines ne ndeshjen e vlefshme per kualifikimin ne EURO 2012.

Te paret ne avantazh kane kaluar miqte me ane te Ibisevic ne minuten e 21-te te ndeshjes.

Momenti i kthimit te lojes per ekipin tone ka qene nje tranverse e Salihit qe per pak sa nuk ka barazuar rezultatin.

Por ka qene Duro qe ka menduar per gjithcka duke realizuar nje gol te mrekullueshem pas nje goditjeje denimi prane zones. Ka qene prekja me dore e topit nga ana e Mravac qe i ka dhuruar kuqezinjve rastin me te mire qe eshte shfrytezuar nga mesfushori shqiptar.

Ne 45 minutat e para Bogdani dhe Dallku jane ndeshkuar me karton te verdhe per ekipin tone ndersa Mravac per boshnjaket.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›