E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur Giggs debutoj, disa ende nuk ishin në jetë

Veterani fantastik i Manchester United, Ryan Giggs vazhdon të shënoj gola për Manchester United pavarësisht moshës së tij 39 vjeçare.

Një foto analizë tregon se sa vjeçarë ishin tani bashkëlojtarët e Giggs, kur ylli uellsian debutoj me Manchester United me 3 mars të vitit 1991.

Scholes atëbotë ishte 16 vjeçar, Ferdinand 12 vjeçar ndërsa Carrrick, Vidic e Evra 9 vjeçar.

Rafael atë kohë ishte 8 muajsh, De Gea e Wellbeck kishin 3 muaj jetë. Phil Jones e Powell nuk ishin të lindur fare./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›