Pistorius fiton lirine me garanci pasurore
Gjykata e Pretorias ka pranuar kërkesën për lirinë me garanci pasurore.
Kjo bën që kampioni paraolimpik, Oscar Pistorius, të kthehet i liri, pas akuzave se vrau me dashje të dashurën Reeva Steenkamp.
“Kam arritur në vendimin se i akuzuari mund të lirohet me garanci pasurore”.
Ky ishte vendimi i dhënë nga gjykatësi Desmond Nair, me shpjegimin se policia ka bërë disa gabime gjatë hetimeve.
Përveçse i dha lirinë, gjykatësi shpjegoi se sportisti nuk përbën rrezik për shoqërinë dhe nuk mund të arratiset.
Atleti duhet të paguajë rreth 90 mijë euro për lirinë, megjithatë ai vazhdon të jetë i akuzuar për vrasje.
Gjyqi do të rifillojë më 4 qershor, ndërsa Pistorius ka dorëzuar pasaportën. Ai duhet të paraqitet në polici çdo të hënë dhe të premte, ndërsa për çdo udhëtim jashtë Pretorias duhet të lajmërojë përpara kohe autoritetet.