Kur drithërat kanë vlerën e arit
Në prag të të korrave fushat mbahen nën vëzhgimin
e rojeve të armatosura. Deri pak kohë më parë,
edhe Perëndimi i pasur i Evropës shqetësohej
vetëm për rritjen e çmimeve të karburanteve.
Sigurisht që edhe buka e makaronat po shfaqnin tendenca
rritjeje, por ushqimi, gjithsesi, zë vetëm 15-18% të bilancit
të një familjeje evropiane.Në Egjipt, mijëra vetë u vunë
në pranga, sepse merreshin me shitjen e miellit në tregun
e zi. Në Filipine, në pragun e shpërthimit të një krize të
rëndë ushqimore, qeveria kërcënon të dënojë me burgim
të përjetshëm të gjithë ata që duan të rishesin shtrenjtë
drithërat. Kudo, që nga Afrika në Pakistan, nga Tailanda në
Meksikë, drithërat, "ari" i fushave, ruhet si të ishin vërtet
flori. Ndërkohë, sot krejt papritur shohim se dyfishimi i çmimeve
të grurit, misrit, orizit apo sojës
po trondit një botë të tërë. Shtete që
mendonin se e kishin lënë pas varfërinë
ekstreme të popullatave të tyre, tani po
e rigjejnë veten në të njëjtat situata mjeranë
të disa viteve më parë. Sipas FAO-s
(Organizata e OKB-së për Ushqimin) në
Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine, gjithsej
36 vende rrezikojnë luftën civile. Bëhet
fjalë për vende shumë të varfra, në të
cilat njerëzit shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave
të tyre për ushqim. Në shumë raste, që nga Haiti e deri në
Kenia, kanë shpërthyer revoltat e protestat e përgjakshme
të turmave të uritura. Qeveritë kundërveprojnë me marrjen
e masave të ashpra nga ana e policisë, apo duke bllokuar
eksportin. Kjo masë e ndërmarrë në disa shtete po shkakton
turbullira edhe në tregtinë ndërkombëtare, pikërisht në një
periudhë tashmë goxha të vështirë, nga shkaku i krizës financiare
që po kalojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kina
dhe Vietnami, prodhuesit e mëdhenj të orizit, kanë vendosur
që të kufizojnë shitjet jashtë vendit. Rusia ka bllokuar për
60 ditë eksportin e grurit. Argjentina ka nisur të aplikojë një
taksë shumë të madhe për eksportuesit, në përpjekje për
të penguar rritjen e çmimit të produkteve të mësipërme
brenda vendit. Perëndimi dhe organizatat e mëdha humanitare
menduan se pas shumë vitesh përpjekjeje ia kishin
dalë mbanë që t‘i jepnin një zgjidhje, në mos problemit të
varfërisë në tërësi, të paktën atij të urisë. Sigurisht që në
botë, sipas statistikave, ka ende rreth 1 miliard persona të
kequshqyer, por në 15 vitet që nisën me fillimin e viteve ‘90
e deri në mesin e këtij dhjetëvjeçari, numri i tyre ra me 278
milionë. Një tendencë pozitive, që dukej se do të zgjaste e
do të përmirësohej. Uria nuk konsiderohej pasojë e mungesës
së ushqimit, por e paaftësisë shpërndarëse të tij, në
mënyrë që ushqimi të mbërrinte edhe tek ata që vdisnin
urie e jo të kalbej depove të mëdha. Depozitat e ushqimit
ishin plot e përplot, e sasia e tyre ishte aq e madhe, sa dikur
një nobelist i ekonomisë u shpreh se nëse
do t‘i vendosnim njëri pas tjetrit thasët
e grurit dhe të orizit që ndodheshin në
rezervat strategjike të shtetit indian, ato
do të ishin sa distanca Tokë-Hënë e kthim.
Ndërsa sot, ato rezerva janë përgjysmuar
dhe India, fuqia e re e industrisë dhe e
shërbimeve informatike, i ka drejtuar
sytë nga qielli. Për disa javë në vend do
të "mbërrijnë" musonet dhe bashkë me të
vjen edhe periudha e të korrave, që duhet t‘u shuajë urinë
100 milionë vetëve. Ndërkohë, ndryshimet klimatike e kanë
bërë ciklin natyror shumë të çrregullt. Nëse musonet nuk do
të vinin në kohën e caktuar, si në vitin 2002, atëherë edhe
prodhimi i korrur do të pakësohej në masën 20%, çka do të
thotë 30 milionë tonë grurë më pak. Kjo, në fakt, do të ishte
një fatkeqësi e vërtetë. Autoritetet indiane druhen se mos
një gjë e tillë do të ketë pasoja shumë të mëdha jo vetëm
ekonomike, por edhe sociale. Dhe nuk janë të vetme në këtë
frikë. Pas "revolucionit të gjelbër" të viteve ‘70, që dyfishoi
prodhimin e fushave të grurit në të gjithë të ashtuquajturën
Bota e Tretë, prodhimi mbeti i qëndrueshëm. Kjo, për shkak
të një politike jo shumë largpamëse të qeverive, por edhe
për shkak të agjencive ndërkombëtare, që reshtën së promovuari
investimet në fushën e bujqësisë. Kur konsumi
nisi të shtohej, kryesisht pas përdorimit të misrit si lëndë e
parë për prodhimin e biokarburanteve, si edhe për shkak
të rritjes së kërkesës nga ana e Kinës dhe Indisë, shtete të
tëra të ndodhura në befasi nisën që, për të përmbushur
kërkesën, të fusnin duart te rezervat. Qeveritë, ndërkohë,
të tronditura nga kriza, u japin problemeve një zgjidhje
shumë të keqe. Ato thjesht ndërmarrin masa represive
kundër protestuesve dhe ndalojnë eksportin e drithërave,
çka shmang problemin qendror: nevojën për rritjen e
prodhimit. Për më tepër, veprimi i tyre pengon tregtinë
ndërkombëtare që të funksionojë siç duhet dhe të jetë faktor
ekuilibri mes kërkesës dhe ofertës. Është një kundërpërgjigje
miope, por deri diku e kuptueshme e
qeverive që rrezikojnë të bien për shkak
të pakënaqësisë së popullit. Tashmë kjo
është shndërruar në një çështje politike.
Njerëzit nuk kanë më nevojë për llafe,
por për ndërmarrjen e masave të shpejta
e të dukshme. Marrim rastin e Egjiptit. I
ndodhur nën presion të vazhdueshëm
nga integralistët islamistë, Presidenti i
vendit, Hosni Muarak, përdori grushtin
e hekurt kundër spekulimeve me çmimet e miellit dhe bllokoi
eksportin e orizit. Por kjo nuk ndihmon në zgjidhjen
afatgjatë të problemit, edhe pse, ndërkohë, në tregun vendas
çmimi i orizit, që kishte shkuar nga 200 në 430 dollarë për
ton, ra në 100 dollarë. Efekti i masave të tilla është afatshkurtër,
sikurse afatshkurtër pritet të jetë edhe efekti i derdhjes
së 500 milionë dollarëve në favor të Programit Botëror të
Ushqimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shumë
që programi ua ka kërkuar vendeve donatore për të përballuar
situatën. Banka Botërore paralajmëron që fenomeni i
rritjes së çmimeve dhe kryesisht i mosstabilizimit të tyre,
do të na shoqërojë për vite me radhë. Ato do të vazhdojnë
të ngrihen të paktën deri në vitin 2009 dhe më pas do të
stabilizohen. Ndryshimi për mirë nuk do të vijë para vitit
2015 dhe ndërkohë duhet që të harrojmë çmimet e ulëta
me të cilat jemi mësuar këto 30 vitet e fundit. Ndërkohë, në
mënyrë paradoksale shpresohet në një rënie të ekonomisë
së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ngadalësimi i
rritjes së ekonomisë amerikane që ndikon shumë edhe në
ekonominë botërore, mund të frenonte në njëfarë mënyre
edhe "bumin" e kërkesës, që vjen kryesisht nga ekonomitë
në shpërthim të Azisë. Rritja e ndjeshme ekonomike ka bërë
që popullsitë e Kinës dhe Indisë të nisin e të kenë edhe për
tryezat e tyre të njëjtat pretendime si perëndimorët. Kemi
më pas edhe etjen e madhe për të prodhuar biokarburante,
një fenomen ky që nuk do të ndalet, edhe pse amerikanët po
ndërgjegjësohen që etanoli redukton varësinë energjetike
të Shteteve të Bashkuara nga vendet
eksportuese të energjisë, por, nga ana
tjetër, kanë një ndikim shumë negativ
ndaj ambientit. Në fund, ajo çka duhet
bërë del se është nevoja për rritjen e
prodhimit të drithërave, por në botë
tokat ende të "virgjëra" e të paprekura
nga dora e njeriut, të cilat mund të
kthehen në fusha drithërash, janë shumë
të pakta në numër. Për këtë arsye,
Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoelick, u ka kërkuar
vendeve më të goditura nga situata aktuale, që të rikryejnë
edhe njëherë të ashtuquajturin "revolucioni i gjelbër", që do
të thotë, me pak fjalë, shtimin e tokave të bukës dhe rritjen
e rendimentit për hektarë në ato ekzistuese. E, ndërkohë,
ata që përfitojnë nga kjo situatë janë edhe mbështetësit
e OMGJ-së, ushqimeve gjenetikisht të modifikuara. Deri
tani bota ishte ndarë në dy grupe me Evropën, që ka qenë
tërësisht kundër shpërndarjes së tyre, të paktën në kontinent.
Por, me urinë që ndodhet në prag për shumë popuj
dhe industrinë kimike që përgatit molekulat e gjeneratës
së dytë, që i bën misrat të rriten edhe në kushte thatësire,
gjërat ndryshojnë.