E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur mbushet kupa e shpuar!

rama berishaNga Artan Xh. Duka

Prej sondazheve paraelektoralë, sesa kryesimi i kampit të majtë, ajo çka bie në sy është diferenca me kampin blu. Kjo sepse kryesimi i së majtës nuk është surprizë, veçanërisht pas afrimit PS-LSI, dhe si shumicë konstante në tranzicion (përveç 1992 që ishte votë referendare tunduar prej çekut të bardhë dhe sindromës së mollës së ndaluar) bën që fitoret e PD të shpjegohen ose me fragmentizimin e së majtës (2005) ose me manipulimin masiv zgjedhor (1996, 2009).

Lajm në këtë rast është diferenca njëshifrore mes kampeve dhe kjo pas 8 vitesh qeverisjeje, për më tepër problematike dhe litarëve pafund përjashta që PD po lë pas. Edhe nëse kihen parasysh kufijtë e gabimit të sondazheve, apo efekti i auto-çensurimit tek të intervistuarit në ngurrimin për tu shprehur lirisht, sërish, mbështetja hipotetike për PD, flet shumë për emancipimin demokratik në vend, veçanërisht tek një pjesë e elektoratit të djathtë.

E djathta e marrë peng

8 vjet qeverisje kanë kosto elektorale, por nuk janë domosdoshmërisht arsye për rotacion sa kohë dëshmohet përkushtim e përgjegjshmëri demokratike. Kjo nuk ndodhi me PD, dhe kostos së viteve në pushtet i shtohet edhe kosto e abuzimit antidemokratik me episode si Gërdeci, 21 janari, 8 maji, shpërdorimi i buxhetit, kapja e institucioneve dhe deri cenimi i interesit kombëtar si në rastin e paktit detar, importit të mbetjeve, varësinë ekonomike ndaj fqinjëve etj.

Sesa arritjet, janë dështimet ato që bërtasin më shumë ndaj nisur nga kjo CV, popullariteti i PD sot duhej të ishte në minimumin historik. Rrudhja e saj në një parti-bërthamë sikurse më 1997, duhej të reflektohej edhe në sondazhe por diferencat mes kampeve, nuk flasin ende për braktisje në masë të PD nga të zhgënjyerit që besojnë tek e djathta, por jo tek surrogati i saj.

Kauza e djathtë shkon përtej PD dhe militantizmi apo besa e verbër janë absurd dhe autogol ndërkohë që lidershipi i saj shkeli kontratën e së djathtës duke shpërfytyruar shtyllat simbol të saj prona historike dhe sovraniteti kombëtar (pakti i detit etj). Duke mos i lënë më opsion tjetër votuesit të djathtë idealist veçse refuzimit të identifikimit të mëtejshëm me këtë parti dhe dhënien e shansit tjetërkujt për të përfaqësuar të djathtën që meritojnë.

Shansi i rilindjes djathtas

Dy dekada nuk janë pak për një brez për të eksperimentuar me të njëjtin lidership të PD. Ndaj, sikurse 1992, edhe 23 qershori është votë për sistem – lënie pas e tranzicionit dhe futje pa kthim në hullinë e demokracisë funksionale me të fituar të gjithë. Një votë kjo jo për llojin e autobusit ku do hipim, por për rrugën dhe drejtimin që do të marrim, pavarësisht shoferit në timon.

Pas 20 vitesh iluzion pafund, elektorati idealist i PD ka shansin historik të ngjizë dhe të rilançojë kauzën e së djathtës moderne dhe patriotike, si për të balancuar ambicien dhe reformimin e paprecedent majtas, ashtu dhe inspiruar mbështetje në elektorat për rikthim në pushtet. Kjo si përmes mbështetjes së protagonistëve të rinj të së djathtës (FRD, PLD), forcave të treta dinjitoze të së djathtës brenda koalicionit të PD (LZHK etj) apo deri numrin 29 (si për të përsëritur ironinë e 1992 kur riciklimi i së majtës kaloi përmes votës djathtas), gjë që indirekt promovon më pas rifreskimin e vetë lidershipit të PD, qoftë edhe përmes kalimit në opozitë. Në të dyja rastet, kauza e së djathtës merr frymë dhe perspektivë të re, sepse nëse ka një opsion që merr peng atë dhe rilindjen e sajnë terma afatgjatë, ështëfitorja e radhës e pseudo së djathtës në pushtet.

Vota e 23 qershorit është shans për të djathtin idealist që të hakmerret për 4 vjet shpërfillje dhe abuzim mish për top. Por dhe kthim resto për paragjykimin, cinizmin, intimidimin dhe tentativën e poshtërimit dhe depersonalizimit të minutës së fundit ndaj qytetarit në nevojë garantimi i një vendi pune, pazari për votën dhe fisnikërinë në kushtet e varfërisë së tejskajshme kundrejt miellit apo vajit elektoral etj.

Votuesi i djathtë nuk ka çfarë humbet prej largimit të një djathte që e ka lënë tashmë jetim. E reja ia vlen çdo çmim, zhgënjimin përfshirë. Vota e 23 qershorit nuk është vota e fundit për të dhe ndërsa koha do tregojë se sa drejt apo gabim e pati, 23 qershori mbetet shans unik që njëherë në jetë, të çlirohet nga dilema emollës së ndaluar duke i dhënë një shans tjetërkujt, dhe me të edhe vetvetes dhe familjes së tij pas 20 vitesh eksperimentipd-ist. Ndryshe, rrezikon të hyjë në histori si brezi i humbur që për marren e tij, la pas si trashëgimi për brezin e ri, barrën e tranzicionit famëkeq, për të ulur kokën dikur, diku përballë pyetjes së pashmangshme a patët zgjedhje tjetër?

23 qershori është test për emancipimin demokratik të elektoratit, veçanërisht atij të djathtë, që të vijojë me precedentin e elektoratit të majtë që dikur refuzoi komplekset dhe fanatizmin ndaj liderit, si kur bashkoi votën me trendin e 1992, ashtu dhe kur u distancua nga abuzimi socialist pre-2005 dhe votoi për rigjenerimin e së majtës pas tërmetit LSI.

29 apo dera e hapur për të gjithë

Opozita ndërkohë, ndërsa shpreson për më të mirën, duhet të përgatitet për më të keqen- ta hedh për së dyti, faji është veç i yti.Përballë një mazhorance që luan psikologjikisht me kartën murit nuk i bihet me kokë (ndonëse dielli nuk mbulohet me shoshë), opozita duhet të jetë gati për çdo prekje me pasoja të procesit zgjedhor. Heqja e vijave të kuqe është domosdoshmëri dhe aksioni opozitar nëse preken ato, duhet të jetë konsistent, i vazhdueshëm dhe pa kompromis, ndryshe ai veçse imunizon më tej abuzimin demokratik.

Mazhoranca praktikisht është jashtë kontrollit në spekulimin frenetik elektoral. Shirita pafund inaugurimesh elektorale, që në mungesë të transparencës ndaj taksapaguesit duhet të ishin arsye për diskreditim dhe ndjekje penale, promovohen si asete elektorale ndërkohë që mbeten maja e ajsbergut në abuzimin elektoral.

Në analogji me shprehjen e famshme mos më pyetni për milionin e parë, opozita nuk duhet të tolerojë asgjë ilegale prej spekulimit të mazhorancës, sado e papërfillshme në dukje (arbitrariteti i KQZ, kartat e identitetit, përdorimi i institucioneve, lirimet nga burgu etj) dhe që më pas mund të përbëjë fillesën e manipulimit legal me efekt në rezultatin elektoral.

Ndonëse mazhoranca ka bërë gjithçka që të mos votohet më pas 8 vitesh qeverisjeje abuzive, sfida opozitare mbetet rotacioni për meritë dhe jo për diferencë. E ndërsa këtë gjë ajo po e arrin, sfida mbetet garantimi i votës së lirë. Me abuzimin pa dorashka të mazhoran

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›