Kur nje grup zanatcinjsh nisen teatrin
Dyzetvjetori i nje teatri/Teatri ne Fier i ka fillimet e tij mbi baza amatore. Ai nisi me nismen e nje grupi te rinjsh te apasionuar ndaj kesaj gjinie dhe ne kushtet e indiferences se mbeshtetjes nga shteti mungeses se ambienteve dhe publikut te kulturuar. Pikenisja e tij do te jete viti 1933 kur ne lokalin e Zeko Kokes nje grup zanatcinjsh dhe arsimtaresh shfaqen te paren veper skenike ne nje ambient te improvizuar. Ajo ishte komedia e autorit Kristo Floqi e titulluar Do te vras veten. Jo pa qellim u zgjodh kjo veper teatrore pasi Kristo Floqi ishte autori me i dashur dhe i pelqyer i kohes
Dikur shekuj me pare vetem tete km ne perendim te qytetit tone te Fierit ndodhej nje nga qendrat e qyteterimit antik Apolonia. E permendur per rendesine e saj zhvillimin shumeplanesh rolin dhe ndikimet ajo permendet vecanerisht edhe per arritjet kulturore. Keshtu qysh nga shekulli III p. K. ne Apoloni ishte ngritur nje nga teatrot me te medhenj te Ilirise. Per te ndjekur veprat skenike ne shkallaret e tij mund te uleshin 7000 spektatore qe nga ajo faqe kodre perballe Adriatikut ndiqnin lojen e aktoreve dhe te korit. Tradita e krijuar vazhdoi deri ne shekullin V e me pas per arsye qe dihen ajo u nderpre per te rinisur vetem pas 22 shekujsh.
Ne vitin 1971 krijohet ne qytetin e Fierit Teatri Profesionist nderkohe qe per koencidence ne rrenojat e Apolonise vetem nje muaj me vone arkeologet Aleksandra Mano dhe Burhan Dautaj zbuluan teatrin e dikurshem. Duhet permendur qe per emertim u zgjodh nje emer po nga antikiteti ai i qytetit ilir te Bylisit. Kjo gje u be u be per disa arsye. Se pari emrin Apoloni e mbanin shume subjekte social-kulturore ne qytetin e Fierit. Se dyti ne rrenojat e qytetit antik te Bylisit qe ndodhen ne fshatin Hekal te Mallakastres dhe qe atehere bente pjese nga pikepamja administrative ne rrethin e Fierit kishte ekzistuar nje tradite teatrore e cila perfaqesohej nga ekzistenca e nje teatri me te madh nga permasat se ai i Apolonise.
2.
Teatri ne Fier i ka fillimet e tij mbi baza amatore. Ai nisi me nismen e nje grupi te rinjsh te apasionuar ndaj kesaj gjinie dhe ne kushtet e indiferences se mbeshtetjes nga shteti mungeses se ambienteve dhe publikut te kulturuar. Pikenisja e tij do te jete viti 1933 kur ne lokalin e Zeko Kokes nje grup zanatcinjsh dhe arsimtaresh shfaqen te paren veper skenike ne nje ambient te improvizuar. Ajo ishte komedia e autorit Kristo Floqi e titulluar Do te vras veten. Jo pa qellim u zgjodh kjo veper teatrore pasi Kristo Floqi ishte autori me i dashur dhe i pelqyer i kohes. Veprat e tij shquheshin per humor permbajtje kombetare dhe fshikullim te dukurive negative. Regjisori i pare i trupes teatrore ishte mesuesi Llaqi Kola i diplomuar ne Shkollen Normale te Elbasanit i cili ishte marre me teater gjate viteve te studimit. Ndersa trupa perbehej nga aktoret amatore si Sokrat Pogace Jorgji Koshovari Jorgji Panda Sotir Argjendari Jorgji Kovaci Nasi Bogo etj.
Pas suksesit te pare kjo shoqeri teatrore shfaqi ne vitin 1935 me mjaft sukses nje nga dramat e autorit Foqion Postoli. Ne vitin 1937 ajo u paraqit me dy vepra skenike si komedine Fe dhe kombesi te Kristo Floqit dhe ate te Molierit Doktor pa dorashka. Gjate kesaj kohe grupi teatror do te zhvillonte edhe turneun e pare artistik ne qytetin e Beratit ku shfaqi komedine e siperpermendur Fe dhe kombesi. Ne vitin 1938 autoritetet e shperndane kete grup meqenese ne radhet e tij kishte anetare qe kishin marre pjese dikur ne Kryengritjen e Fierit 1935 dhe ishin simpatizante te ideve komuniste te cilat konsideroheshin te rrezikshme per regjimin e kohes. Keshtu me kete prolog u mbyll etapa e pare e zhvillimit te teatrit ne qytetin e Fierit. Pas luftes se dyte boterore shteti Shqiptar per qellimet e tij propagandistike dhe te politikes kulturore hartoi nje strategji ne kete drejtim ku rendesi e vecante i jepej edhe teatrit dramatik.
Ne kete nxitje dhe interesim nga shteti me pervojen e krijuar ne etapen e pare dhe aktore te ardhur nga teatri partizan ne Fier rinisi veprimtarine teatri dramatik fillimisht ne shtepine e kultures. Do te ishin 21 aktore amatore te cilet nen drejtimin e regjisorit Llazar Verria hodhen bazat e artit dramatik ne Fierin e pasluftes. Te tille ishin Nestor Pogace Ndrek Beltoja Muhedin Pleshti Marika Kallamata Hamza Pleshti Sila Kordhishti Lake Panajoti Harilla Roshi Omer Haxhia Stavri Pirro e Terezina Gjerazi Sila Kaleshi Veniamine Muco Tashko Lako Leonidha Prifti Syrja Minarolli Violeta Bakalli Fuat Boci Sotiraq Xoxa Liri Mitri etj.
Nga kjo veprimtari u kultivuan disa talente qe me vone do te beheshin aktore te njohur ne rrafshin kombetar si Marika Kallamata Albert Verria Ahmet Pasha Aleksander Pogace etj. Nje kontribut te shquar ne shtepine e kultures dhane edhe regjisori Piro Mani drejtuesi i muzikes Ismail Balla dhe koreografi Hamza Minarolli.
Ne vitin 1957 ne Fier u ngrit Teatri i Estrades i cili ishte trupa e dyte e varietese e krijuar ne Shqiperi pas asaj te Tiranes. Estrada ishte nje lloj i artit dramatik i cili permbante te nderthurura pjeset e shkurtra komike si skecin kupletin parodine kengen etj. Veprimtarine e tij ky teater e nisi me nje staf aktoresh dhe kengetaresh si Nestor Pogace Terezina Gjerazi Natalia Mehilli Vasilika Kaleshi Tashko Lako Fuat Boci Leonidha Prifti Kujtim Jorgaqi Pjerina Shoshi Zoi Papa Skender Lloshi Mehmet Muka Isuf Maloku Llazar Doko Kozma Shallapi Sokrat Robo Sofika Dimo Shpresa Memo Timo Lule Stavri Gjerazi Luci Bele. Regjisor do te ishte Llazar Verria. Me pas kesaj trupe iu shtuan me vone edhe nje sere talentesh te cilet erdhen nga levizja amatore si Luftar Paja Hasan Bregu Todi Llupi Arqile Lici Vasil Vaso Fatmir Xhelili Sotir Stefa ndersa nje pjese tjeter ishin aktore te diplomuar ne Institutin e Larte te Arteve si Xhuljeta Kulla e Natasha Sela. Regjisore te kesaj trupe ne vite ishin Llazar Verria Gulielm Radoja Roland Roshi Pellumb Kulla Leka Bungo Koco Papadhopulli Roland Carka Klajdi Marku etj. Nderkohe qe midis ketyre te fundit mund te vecojme per gjurmet qe lane regjisoret Llazar Verria dhe Pellumb Kulla.
Sipas Fuat Bocit njerit prej aktoreve me te vjeter do te ishte Llazar Verria regjisori qe krijoi fizionomine dhe i dha emer estrades se Fierit. Ai punoi per 20 vjet me radhe duke futur ne te talentet e reja. Ndersa regjisori dhe shkrimtari Pellumb Kulla e ngriti kete teater estrade ne majat me te larta. Si nje njohes i mire i artit dramatik ai futi nje fryme te re ne forme dhe permbajtje duke krijuar personazhe qe jane skalitur ne memorien e artdashesve ne mbare Shqiperine. Ishte Pellumb Kulla qe midis lojes ne grup krijoi edhe individualitete midis te cileve edhe Luftar Paja Artist i Popullit Fuat Boci Artist i merituar Todi Llupi Artist i merituar Arqile Lipe Artist i merituar. Te paharruar kane mbetur personazhe si Lipe Shtogu Belul Gjeraqina e Cobo Rrapushi.
Nderkohe qe krijimet e arrira artistike ishin ushqimi me materiale humoristike per kete estrade. Nder krijuesit mund te permendim emrat e Pellumb Kulles Tashko Lakos Ndini Bardhit Llazo Polos Maku Pones Dritero Agollit Dionis Dubanit Shefqet Musarajt Ferit Lamajt Qamil Buxhelit Filip Cakulit Tasim Aliajt Koco Devoles Andrea Priftit etj. Por Teatri i Estrades permbante si pjese perberese dhe organike te tij edhe grupin e kengetareve te cilet pasonin ne intervale te rregullta pjeset e humorit.
Ne estrade gjate 50 vjeteve te aktivitetit te saj permenden kontributet e kengetareve si Engjellushe Daja Natali Mehilli Lefteri Sillo Vasilika Kaleshi Pjerina Shoshi Sofika Dimo Timo Lule Sofika Hodo Luljeta Gjerazi Violeta Mashani Miti Nushi Petraq Shyti Brunilda Hoxha Vasilika Stamo Petraq Noti Llazar Pove Vilson Shaho Ylli Cakrani Fatos Manaj Adriatik Agalliu Anesti Toska Edmond Fishta Maks Dertliu Vladimir Muzha Anesti Cuko Ilir Suku Mira Bregu etj.
Nje merite te madhe ne fushen e muzikes kane pasur edhe drejtuesit e orkestres Nikollaq Bulo e Gaqo Terpini instrumentisti dhe dirigjenti Isuf Maloku kompozitori i talentuar dhe novator Ferit Hoxha instrumentistet Mico Sopiqoti Llazar Doko Vasillaq Zahariu Miti Nushi Jani Tase Ilir Bele Vaska Nika Agron Bego Vaska Sopiqoti Aleksander Prenushi Arjan Papa Ismail Janina Robert Hoxha etj. Pikerisht ketu mund te vecojme drejtuesin e orkestres Ferit Hoxha njeriun qe e drejtoi ate ne vitet 1974-1992. Me muziken e kompozuar prej tij dhe tekst te Pellumb Kulles u vu ne skene dhe ne ekranin e RTSH-se ne koncertin e vitit te ri 1982 kupleti i paharruar Do martojme Malon kenduar nga Todi Llupi dhe Arqile Lipe. Gjithashtu ne estrade pervec dyshes se mesiperme do te veconim edhe disa individualitete te spikatura dhe pikante si Fuat Boci dhe Luftar Paja. Edhe sot kane mbetur te paharruara ne kujtesen e spektatorit pjeset humoristike si Cobo Rrapushi me shoke A doni me per Belulin Telefoni i ri Lufte e ngaterruar etj.
Por nje kontribut te vecante ne sukseset e artit skenik ka pasur edhe prapavija e ketij teatri ku kane dhene kontributin e tyre skenografet Dilaver Muka Anesti Cini Shemedin Ruci Pano Kondo e Gezim Hajdini mjeshtrat e ndricimit Engjell Borici e Thanas Tito mjeshtrat e kostumografise si Nuzet Golemi e Edmond Dashi rekuizerja Hateme Ruzhdia inspektori i skenes Zoi Papa mjeshtrat e fonise Xhemal Kelmendi e Alfred Tase mjeshtrat e dekorit Naun Papuciu Kristaq Dumi Filip Nano etj. Ketu mund te ndalemi per te vecuar skenografin Pano Kondo autor i me se 100 dramave komedive varieteve festivaleve dhe koncerteve te realizuara ne kete teater. Nga keto vepra mund te vecojme komedite Shoku Niqifor E bukur shtepi e vjeter Shi ne plazh Nje budalla e gjysme Milioneri si dhe dramat Dy krisma ne Paris Kush e vrau Kastijin Balade per nje grua Shtrigat e Salemit Kercuri etj.
Pas dy dekadash pune intensive kur mendohej se kishte krijuar nje strukture te forte u shfaqen problemet e para te cilat rezultuan serioze per teatrin e estrades. Do te ishte fillimi i viteve 1990 kur nisen largimet e shume aktoreve kryesisht drejt emigracionit fillimisht dhe me pas drejt Tiranes. Kujtojme largimin e Pellumb e Xhulieta Kulles regjisoreve dhe aktoreve Roland Roshi e Roland Carka aktoreve Natasha Sela Luftar Paja Arqile Lipe Brunilda dhe Ferit Hoxha etj. megjithate Estrada vazhdoi me intensitet perseri punen e saj. Dy nga arritjet e saj te reja do te ishin spektakli i madh kushtuar 60-vjetorit te lindjes se Pellumb Kulles i organizuar me pjeset me te mira nder vite i cili u shfaq ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane ne vitin 2000.
Gjithashtu ne vitin 2006 kjo trupe fitoi cmimin e pare ne Festivalin e Varietese ne Vlore me komedine Porta e perrallave e regjisorit Ilir Bezhani ish-aktor i ketij teatri.
3.
Teatri Bylis u krijua ne vitin 1971 nga bashkimi i trupes amatore te teatrit dramatik me nje grup aktoresh te rinj te sapodiplomuar. Teatri Bylis perfshinte ne vetvete dy trupa teatrore Teatrin Dramatik dhe Teatrin e Estrades. Veprimtaria nisi ne godinen e re te ndertuar enkas per kete qellim teatri i sotem me kapacitet prej 480 spektatoresh.
Siparin e tij ky teater e hapi me dramen peruruese Hijet e nates vene ne skene nga regjisori Leka Bungo. Ne vitet 1970-1980 ne kete teater u shfaqen me sukses vepra te ndryshme te artit skenik vendas dhe te huaj. Gjate kesaj kohe ai krijoi edhe identitetin dhe profilin e tij ku me punen perkushtimin talentin dhe ambigjen e stafit te tij ai u rendit nder teatrot me te mire te Shqiperise. Nder kulmet artistike te arritura permenden nje sere veprash si Gjemimi i atij dimri shkruar nga Teodor Laco dhe vene ne skene ne vitin 1976 si dhe dramat e Pellumb Kulles Shoku Niqifor viti 1979 dhe Dy krisma ne Paris 1981 ne bashkautoresi me L. Bungon.
Nga gjiri i ketij teatri dolen nje plejade aktoresh qe krijuan identitetin e tyre artistik ne permasa kombetare si Hajrie Rondo Fatos Sela Muhamet Sherri Ilir Bezhani Gjergj Lala Vladimir Muzha Dervish Biba Dritan Borici etj.
Ne teatrin dramatik dhene kontributin e tyre nje grup i madh aktoresh te cilet u dalluan per lojen kompakte vlerat artistike disiplinen skenike etj. Mund te permendim per te gjithe nostalgjiket e teatrit emrat e Hajrie Rondos Muhamet Sherrit Vladimir Muzhes Leonard Poros Dhimiter Janos Aleksander Pogaces Hatiqet Siqeces Kujtim Jorgaqit Andrea Pepit Bajram Dostit Agim Agollit Diana Aliajt Niko Vrushit Merita Gjyriqit Ilir Bezhanit Xhelal Hoxhes Gjergji Lales Pano Panajotit Mina Koxhakut Fatos Seles Astrit Hasanit Dervish Bibes Shpetim Shehut Zana Priftit Aurela Hysenit Roland Carkes Anita Sheplos Antigoni Golemit Bruna Boroves Diana Aliaj Donika Cenollit Eli Priftit Fatmir Kapllanit Fitnete Ticos Jetmira Dushit Kico Gjinit Luci Beles Mimoza Zotaj Niko Dhramit Petrit Tunes Vasilika e Kico Londos Klajdi Markut Dritan Boricit Krenar Trokes Hateme Ruzhdise Miola Sitajt Dorina Caushit Myzafer Ziflajt si dhe te nje plejade te madhe aktoresh amatore. Keshtu Fieri u shnderrua ne qender te artit skenik teatror humorit te estrades dhe spektaklit muzikor shprehej gazetari dhe kritiku Fran Ukcama ne nje nga monografite e tij kushtuar artistit Fuat Boci.
Ne kete teater u vune ne skene shume drama te shkruara nga libretistet e tij Teodor Laco e Maku Pone kurse drama te vecanta shkruan per te edhe autoret Tashko Lako Kleanthi Dusha Dervish Biba e Odise Plaku. Gjithashtu zhvillim pati edhe kritika e zhvilluar ne faqet e gazetes zyrtare Draper dhe cekan ku u shquan penat e Eduard Gjergos dhe Kristaq Shtembarit. Gjate veprimtarise shumevjecare me teatrin Bylis bashkepunuan edhe regjisoret e njohur Pjeter Gjoka Gezim Kame Serafin Fanko Dhimiter Orgocka Koco Devole Enver Petrovci etj. Po keshtu edhe nje kaste aktoresh te shquar kane luajtur me trupen e Fierit. Si te tille mund te permendim Kadri Roshin Violeta Manushin Marika Kallamaten Birce Haskon Bujar Asqeriun Mirush Kabashin etj.
4.
Vitet 1990-2000 ishin me te veshtirat ne historine e teatrit Bylis sepse nga trupat e tij nisi nje largim masiv i aktoreve. Ndoshta ai ishte teatri i vetem ne Shqiperi qe u godit nga dukuria e eksodit te aktoreve te cilet si shume te tjere nisen te largoheshin jashte vendit per nje jetese me te mire. Keshtu u larguan fillimisht Gjergji Lala Vladimir Muzha Roland Zaloshnja Kico e Vasilika Londo per tu pasuar me vone nga nje vale e dyte largimesh si Arqile Lipe Arqile Lici Roland Carka Aurela Hyseni Niko Vrushi Agim Agolli Krenar Troka etj.
Nderkohe qe me dukurine e re te emigracionit kulturor drejt Tiranes u larguan te tjere artiste si Fatos e Natasha Sela Merita Gjyriqi Mina Koxhaku Bajram Dosti Dervish Biba Dritan Borici etj. Nje pjese aktoresh me kalimin e kohes dolen ne pension dhe ne teater nuk pati prurje te reja per te zhvilluar procesin jetesor te riperteritjes.
Keshtu ne vitin 2000 nje kritik i njohur arti shprehu shqetesimin duke dhene alarmin se teatri i Fierit po mbetej pa trupe saqe ky shqetesim u transmetua edhe tek publiku artdashes.
Ndersa koha solli zhvillime te reja sepse u krijuan kushte te tjera per zhvillimet kulturore dhe artistike. Ne kete kontekst ndryshimesh u ndodh edhe arti dramatik i cili u perball me nje sere risish te panjohura per karakterin dhe profilin qe ai krijoi gjate jetes se tij 45-vjecare.
Se pari ndodhi bashkimi i aktoreve te mbetur nga Teatri Dramatik dhe Teatri i Estrades ne nje trupe te vetme. Me pas nje nga elementet qe i dha impuls ketij procesi ishte angazhimi i kesaj trupe ne festivalet teatrore te cilat nisen te ndikonin duke i dhene nje impuls te ri atij. Duke nisur nga viti 2001 do te ishte Bashkia Fier si institucion i qeverisjes vendore e cila do ta mbeshteste fuqishem teatrin Bylis ne zhvillimet e tij.
Ne vitin 2001 me iniciativen e regjisoreve Klajdi Marku dhe Adonis Filipi dhe mbeshtetjen e bashkise nisi aktivitetin e tij ne Fier Festivali Kombetar i Aktrimit Apolon. Ishin arritjet e suksesshme te teatrit Bylis ne vite dhe tradita e krijuar te cilat bene qe ky festival te niste aktivitetin ne qytetin e Fierit.
Pjesemarrja e pervitshme dhe risite e sjella nga trupat me te mira teatrore te ardhura nga te gjitha trevat shqiptare sollen normalitetin e munguar ne kete gjini te artit per me se nje dekade. Nderkohe qe do te ishin humbje te pazevendesueshme largimi nga jeta ne menyre te parakohshme i dy prej aktoreve me te rendesishem te kesaj trupe. Keshtu ne vitin 2005 humbi jeten ne nje aksident automobilistik aktori Dhimiter Jano ndersa ne vitin 2010 vdiq nga nje semundje e pasherueshme aktori Muhamet Sherri.
Ne vijim te ketij aktiviteti mund te permendim nje sere dramash te suksesshme. Ne maj 2008 u shfaq premiera titulluar me emrin Fqinjet. Do te ishin dy personalitete te artit skenik shqiptar qe do ta vinin ne skene kete drame sic ishin regjisori Dhimiter Orgocka dhe dramaturgu Ruzhdi Pulaha. Ndersa nje vit me vone do te ishte regjisori i mirenjohur Enver Petrovcit i cili vuri ne skene me trupen e teatrit Bylis dramen e tij Kush mka faj qe jam shqiptar e cila u mireprit nga publiku dhe kritika. Keto suksese dhe organizimi cdo vit i festivalit Apolon e shnderroi kete teater ne strehen e artisteve te kesaj gjinie. Rikthimi i isheve dhe prurjet e reja e konsoliduan perseri kete trupe. Rikthimi ne vitin 2010 i Pellumb Kulles beri qe me pjeset e shkruara prej tij me regjine te dilnin perseri ne pah vlerat e trupes dhe te artisteve. Po kete vit ai vuri ne skene komedine Milioneri. Me kete drame-satire teatri Bylis fitoi konkurrimin ne fushen e drames shqipe ne festivalin Flaka e Janarit te zhvilluar ne Gjilan te Kosoves. Ne vitin 2011 regjisori Kulla vuri ne skene nje tjeter komedi te tijen Dikush duhet te vdese me te cilen solli ne Fier edhe aktorin e njohur te humorit Koco Devole. Me te u hap sipari i edicionit te ketij viti te Festivalit Nderkombetar te Aktrimit Apolon duke shenuar aktin e fundit te historise se ketij arti ne Fier.
Edicioni 6 i Festivalit Nderkombetar te Muzikes se DhomesPrej dates 9 deri ne 17 tetor do te zhvillohet ne Durres Festivali Nderkombetar i Muzikes se Dhomes edicioni i gjashte. Do te koncertojne kete vit instrumentiste te njohur te ardhur nga Italia Franca dhe Austria dhe Gjermania. Ky aktivitet eshte organizuar nga Shoqata Kulturore Artistike Arti dhe Kultura Italo-Shqiptare. Ne koncertet e edicioneve te meparshme te ketij aktiviteti publiku durrsak ka qene i pranishem dhe ka duartrokitur performancat e shkelqyera te instrumentisteve pjesemarres. Gjithashtu pergjate itinerarit te koncerteve do te publikohen mbeshtetesit e ketij aktiviteti qe jane Bashkia Durres ambasada austriake dhe franceze ne Tirane Autoriteti Portual Durres etj. Koncerti i fundit i ketij aktiviteti do te jepet per publikun durrsak ne date 17 tetor.
Artur Ajazi