E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyteti Studenti pret banoret e rinj

Me fillimin e vitit te ri akademik Qyteti Studenti ka filluar gjallerimin e tij. Kete vit akademik do te akomodohen rreth 6200 studente ne 29 bujtinat qe do te jene te gatshme per te gjithe studentet e rinj dhe te vjeter. Do te jene 1600 studente te rinj qe do te banojne ketu per here te pare. Nje dite para se te nise viti i ri akademik shumica e studenteve kane ardhur por ka edhe nga ata te cilet e kane lene per ne diten e fundit. Duket se kushtet qe ofron Qyteti Studenti krahasuar me vitet e meparshme jane me te mira. Sipas drejtorit te Qytetit Studenti Bujar Brovina kete vit nuk do te kete me shume se tre veta ne nje dhome dhe se drita e uje do te kete 24 ore. Nje tjeter risi do te jete edhe godina ku do te mund te strehohen si vajzat edhe djemte. Kjo pritet te jete ne dispozicion te cifteve ose te djemve apo vajzave qe kane deshire te qendrojne bashke.

Per sa u perket tarifave te regjistrimit ato do te mbeten te pandryshuara edhe per kete vit. Akomodimi ne Qytetin Studenti pergjate 1 viti do tu kushtoje te rinjve qe kane zgjedhur strehimin ne godina 40 000 leke te reja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›