E Shtunë, 31 Tetor 2026

''Kur të kujtosh'' nga Elina

Me muzikën që paraqet rikthim tek burimet e saja muzikore, një kombinim mes këngëve popullore shqiptare dhe muzikës jazz dhe vargjet e shkruara nga e ëma, Elina Duni i rikthehet skenës muzikore shqiptare.

Ajo ka publikuar videoklipin e këngës ‘’Kur të kujtosh’’, shkëputur nga albumi i saj i titulluar "Matanë malit".

Ky album është realizuar me labelin legjendar të muzikës jazz, ECM, ndërsa është hedhur në treg në fund të vitit të kaluar në Evropë e Shtete të Bashkuara të Amerikës.
"Matanë malit" është një homazh ndaj Shqipërisë, që në Gjermani u shperblye me çmimin “Jazz Pott Prize”. /Rozafa Kelmendi/Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›