E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifunksionalizohet kardiokirurgjia në QKUK

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga dje ka vazhduar operacionet kardiokirurgjike. Po ashtu menaxhmenti i QKUK, përmes punëtorëve teknikë, ka bërë rregullimin e defektit në sistemin e ventilimit, njofton Zyra për media e QKUK.

Dje është operuar pacientja SH. E nga Peja me sëmundje ishemike të zemrës, ku është bërë bypas i zemrës. Operacioni ka shkuar mirë dhe pa komplikime, përderisa pacientja tani është në gjendje të mirë shëndetësore, thuhet në njoftim, sipas të cilit ekipet mjekësore po vazhdojnë përgatitjet dhe pritet ta operojnë një paciente tjetër të moshës 39 vjeçare me probleme kardiokirurgjike.

QKUK, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, po bëjnë përpjekje për funksionalizim të plotë të shërbimit të kardiokirurgjisë më saje të donacionit italian me vlerë prej 1.8 milion euro, përmes së cilave është në procedurë blerja e aparaturave të reja, materialit shpenzues dhe projektet e bashkëpunimit ndërkombëtarë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›