Kurat popullore qe ndikojne ne evitimin e dhimbjeve te qafes
Ndiqni keshillat per pozicionin e trupit qe duhet mbajtur, si dhe pse shkaktohen keto dhimbje. Rastet kur duhet te drejtohemi te mjeku
Jonida Tashi
Dhimbja e qafes ndonjehere eshte vertet e padurueshme dhe na ben te ndjehemi keq kur ndodhemi ne ambiente me njerez dhe ne te shumten e rasteve nuk te lejon te kesh nje dite normale, pasi duket si nje peshe e madhe qe i ka zene rrugen mendimeve. Dhimbja e qafes sot eshte shume e perhapur. Pozicionet jo te pershtatshme te qendrimit ne kembe apo ulur, mbajtja e takave te larta, artrozat apo tensionet nervore jane te gjitha motive per te shkaktuar dhimbje ne kete pjese te trupit.
Si shfaqet
Dhimbja e qafes shfaqet ne forma te ndryshme. Ne qofte se deshironi te zgjidhni terapine me te dobishme, duhet te studioni me kujdes simptomat. Dhimbja akute e qafes, e dhunshme, eshte e pranishme vetem ne nje ane dhe shfaqet sidomos kur perpiqeni qe te ndryshoni pozicion. Keshtu, jeni te detyruar qe ta mbani koken te perkulur nga nje ane dhe ju krijohet pershtypja se jeni teresisht te bllokuar dhe te ngrire. Dhimbja eshte e shurdhet, qafa eshte e ngrire, muskujt jane te tendosur dhe te krijohet pershtypja se keni nje peshe mbi shpatulla. Kjo dhimbje pergjithesisht shkaktohet nga qendrimi ne nje pozicion te keq per nje kohe te gjate, ose nga stresi dhe tensionet emocionale. Dhimbja eshte konstante dhe pergjithesisht eshte ne te dyja anet e qafes. Qafa eshte e ngrire dhe shkakton shume dhimbje ne qofte se perkulet para apo pas. Dhimbja shtohet me lodhjen apo kur ushtrohen disa levizje. Zakonisht kjo ndodh pas nje kontraktimi apo nje nervozizmi. Si pasoje e kesaj merren dhe dhimbjet e kokes, probleme ne shikim, zhurme ne degjim dhe nevralgji te vazhdueshme. Mund te behet fjale per shfaqje te nje traume. Dhimbja eshte e shurdhet zakonisht ne te dyja anet e qafes dhe irritohet ne vazhdimesine e kokes apo ne mes te shpatullave. Duke e levizur koken provohen mjaft shtrengime ne muskuj, ndjeheni te rende dhe ju duket sikur jeni shume te ngarkuar. Dhimbja pakesohet gjate pushimit dhe mund te mos e ndieni per periudha te gjata. Ndonjehere shoqerohet me mpirje krahu, gje qe mund te jete shkak i nje artroze apo hernie ne tru. Qafa eshte e ngrire dhe shkakton dhimbje kur perkulet. Kjo shoqerohet dhe me te vjella, dhimbje koke, ethe dhe acarim nga drita. Ne nje rast te tille mund te behet fjale edhe per meningjit.
Shkaktaret me te shpeshte
Motivet nga te cilat shkaktohet dhimbje ne qafe mund te grupohen ne kater kategori: Kontraktimet muskulore per shkak te stresit, pozicioneve te keqija apo tensioneve emocionale. Kjo eshte dhe arsyeja me e shpeshte e dhimbjeve te qafes. Dhe pse shkaku mund te duket i rendomte, bllokimi muskulor mund te