Kurba në rritje e anormalitetit shqiptar
Blerina Rogova Gaxha
-Nuk ka asnjë dyshim se ngjarjet e disa muajve të fundit, janë “paranormale”. Janë më shumë se asnjëherë më parë dhe kurba e anormalitetit në komunitetin shqiptar gjithandej ku jeton ai, është shqetësuese. Ndoshta ka plot njerëz që mund të thonë, kjo është pjesë e mënyrës se si jetojnë ata, është pjesë e kulturës, është pjesë e gjenit shqiptar... Përditë e ngadalë kemi filluar të shndërrohemi në “brejtës” të identitetit kulturor, fetar e kombëtar. Gjithë ajo që ka ndodhur në javët, në muajt dhe në vitet e fundit, edhe Kurba në rritje e anormalitetit shqiptar e ka ringjallur njërën prej penave më të forta të atyre që kanë shkruar shqip ndonjëherë, Faik Konicës, dhe postulatin e tij “O Zot, ruaje Shqipërinë nga shqiptarët”. Kushedi se cila është lufta shqiptare e radhës! A do të flakemi në emër të lirisë nga e cila jemi dehur, a do të mbytemi për politikën që kurrë s’kemi ditur ta bëjmë, apo do të vazhdojmë të vritemi për “motive të ulëta” dhe për kulturën e munguar? Apo edhe më keq, do të zhbëhemi nga lufta për besimet e huaja, duke harruar Zot e Atdhe!