E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfidat e tranzicionit politik

nga Kristal Hykaj

Ditët e fundit kemi vënë re një vakum institucional që po shkakton probleme të shumta.  Një polici ineficente që vjen si pasojë e frikës se ata shtatori mund ti zërë të papunë dhe kjo ineficencë ka rritur kriminalitetin. Vihet re një pasiguri tek shumë njerëz ndaj lind pyetja, mos vallë tranzicioni politik është më i gjatë se duhet?

Tranzicioni i gjatë do të jetë i dëmshëm, kundërproduktiv, hap prapa. Kjo nuk duhet të ndodhë, jo vetëm për të ruajtur dinjitetin profesional dhe dinjitetin e shtetit si garantues ekonomik dhe kontrollues i institucioneve të ndryshme. Shqipëria ka një shans të mirë për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian me kusht që të kryhet një tranzicion i butë i pushtetit dhe të përshpejtohen reformat e saj, ndaj le të urojmë që mos ta humbim dhe këtë shans. Bashkimi Evropian dhe aleatët e NATO-s të Shqipërisë duan një tranzicion të rregullt. Kryeministri i Shqipërisë ka pranuar humbjen në zgjedhjet e përgjithshme, duke hapur rrugën për një transferim të butë të pushtetit ndaj liderit të opozitës së shkuar, zoti Edi Rama.  Një dorëzim i qetë ka filluar tashmë me pranimin e humbjes nga ana e  Berishës, gjë që mund të rikuperoj performancën e demokracisë shqiptare, pavarësisht një atmosferë të mosbesimit politik dhe një vrasje që prishi ditën e zgjedhjeve.

Vëzhguesit perëndimorë të zgjedhjeve shprehën lehtësim në gatishmërinë e zotit Berisha, për të pranuar rezultatin. Mungesa tre-ditore e tij nga opinioni publik kishte nxitur frikën që militantët e partive do të bëjnë protesta në rrugë kundër socialistëve ditën kur u shpallën rezultatet përfundimtare. Pas këtyre zgjedhjeve,  ka shpresa të shohim një tranzicion të qetë drejt pushtetit në mënyrë që të përqëndrohet puna për zbatimin e reformave, të cilat janë të një rëndësie të lartë për Shqipërinë. Bashkësia ndërkombëtare nxituan për të përshëndetur kalimin paqësor dhe të qetë.

Integrimi evropian është perceptuar gjerësisht në vend si finale e madhe, fundi i tranzicionit dhe e vetmja alternativë e mundshme politike. Normat e BE-së dhe kërkesat demokratike janë përkthyer shpesh në vend për efekt kundër të përjetësuar formalizmi dhe demokracisë procedurale. Demokratizimi dhe modernizimi i administratës publike do të jetë një detyrë e rëndë për qeverinë e re.

Sot, kriza po kalon edhe në ekonominë shqiptare, qeveria e re duhet të ketë një plan real të iniciativave për të pajisur arkat e shtetit me të ardhura të mjaftueshme, duke marrë parasysh jo vetëm një sistem taksash të drejtë dhe një luftë ekonomisë ilegale, por edhe një riorganizim të asaj që përbën demokracinë në parakusht të çdo reformë të mundshme të shtetit dhe ekonomisë.

Në mënyrë të përmbledhur:

1) një autoritet publik dhe garantues i, transparences, drejtësi dhe zbatim i akteve në lidhje me ndërhyrje të mundshme politike, dhe
2) të drejtën në arsim për të gjithë të rinjtë pa dallim, dhe
3) një kualifikim të sistemit të kujdesit shëndetësor.

Pika e parë është shumë delikate. Qeveria ka qenë pothuajse gjithmonë krahu operacional i politikës, pra, duke shënuar një marrëdhënie me fuqinë e nënshtrimit total. Përveç nga politika, qeveria e re do të përballet me sfida ekonomike, të tilla si rënie të konsiderueshme në dërgesat e emigrantëve-shumë prej tyre nga emigrantët shqiptarë në Greqi-dhe një krizë më të gjerë ekonomike, që nuk lë shumë hapësira për improvizim. Megjithatë, sfida aktuale për shumicën në ardhje është që të mbajë gjallë frymën pozitive post-zgjedhore dhe për të mbajtur tensionet e brendshme mbuluar, së paku derisa qeveria që po largohet në mënyrë paqësore dhe të kemi një fillim të ri në shtator.

Pedagog i Makroekonomisë pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti I Tiranës.  

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›