E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurban Bajrami Topi uron besimtaret musliman

Besimtaret musliman festojne neser Kurban Bajramin. Presidenti Bamir Topi nepermjet nje mesazhi derguar Bashkesise Myslimane Shqiptare dhe Kryegjyshates Boterore te Bektashinjve uroi besimtaret musliman per me shume shendet begati dhe harmoni ne familje.

Te dashur besimtare myslimane kudo ndodheni ne Shqiperi dhe jashte saj

Me rastin e Festes se Kurban Bajramit ju uroj perzemersisht shendet begati mbaresi e harmoni ne familjet tuaja mes miq e njerezisht te dashur mes shpreses dhe gezimit per nje te ardhme me te mire dhe te sigurt per ju dhe femijet tuaj

Kjo dite e shenjte ne kalendarin islamik i mbush zemrat e gjithsecilit besimtar mysliman me deshiren per te kryer vepra fisnike per ti qendruar prane njeri-tjetrit me ndjenjen e mirekuptimit sakrifices dhe te solidaritetit ne dite te mira e te veshtira me lutjen qe besimi tek i Plotfuqishmi respektimi i vullnetit te tij te na ndihmoje te gjithe ne shqiptareve per te kapercyer sfidat me te veshtira te jetes dhe per te ruajtur zakonet dhe traditat e paraardhesve tane.

Une besoj se vlerat e larta morale mendimet e ndritura dhe qellimet e dobishme qe karakterizojne cdo besimtar te vertete mund te luajne nje rol vendimtar ne perballimin e atyre fenomeneve negative qe shpeshhere shfaqen ne jeten e nje individi ne jeten e nje shoqerie ashtu sikunder jam i bindur se ato do i sherbejne synimit te perbashket per ruajtjen dhe transmetimin ne breza te trashegimise sone te vyer te harmonise dhe te tolerances fetare si dhe do i kontribuojne zhvillimit te dialogut konstruktiv dhe bashkepunimit ne dobi te se ardhmes se popullit shqiptar.

Gezuar Festen e Kurban Bajramit Zoti i bekofte familjet tuaja me paqe e lumturi



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›