Aksidenti i Fratarit rikonstruksioni i ngjarjes

Autobusi mberrin ne 9 te mengjesit rri nje nate ne Tirane dhe pastaj nise ne 1530 te dites tjeter thote Marsela Beluli perfaqesuese e agjencise Alb-Trans.
Autobusi qe do te udhetonte per llogari te biletave te shitura nga kompania shqiptare Alb Trans u pozicionua per te mbledhur pasagjeret e dites disa prej tyre pjesetare te nje familjeje te mbledhur nga qytete te ndryshme te Shqiperise me destinacion Greqine ku disa prej tyre punonin si emigrante.
Udhetaret ose vijne dhe i prenotojne biletat ne agjenci ose nepermjet internetit tregon Marsela.
Nga Tirana nisen shume pak pasagjere ata verfikojne biletat dhe sistemojne bagazhet per te nisur nje udhetim te gjate 1 mije kilometra me disa ndalesa ne token shqiptare. Ne te tilla raste thuhet Rruge te mbare por kur kjo rruge pershkohet shpesh instinkti shuhet dhe vemendja e njerezve perqendrohet tek socializimi me bashke-udhetarin per te shkurtuar menderisht distancen dhe per te shkurtuar artificialisht oret.
Po shkoja ne Greqi preva bileten dhe i hipa autobusit mora numrin tre. Kisa frike mos me zinte autobusi. Keshtu qe u ula ne vendin e gjashte nga krahu i shoferit por djathtas jo nga xhami shprehet Naileta Goxhaj.
Keshtu u nis udhetimi tragjik i 8 nentorit. Nje udhetim te cilin shume emigrante e kryejne tashme edhe ne menyre rutinore prej shume vitesh edhe atehere kur gjendja e rrugeve ka qene shume me e keqe se kjo e sotmja.
Bileta kushton 30 euro vajtje dhe 50 euro vatje-ardhje shprehet Marsela.
Tani madje njerezit i lejonin vetes luksin per te ardhur ne Shqiperi edhe thjesht per te terhequr nje dokument.
Kisha ardhur ne Shqiperi per te marre nje dokument dhe per tu kthyer perseri thote Naileta.
Rruga Tirane-Durres nga kjo linje pershkohet pa nderprerje shpejtesia 50 kilometra ne ore thone zyrtaret e agjencise. Ne qytetin bregdetar eshte ndalesa e pare ndersa ne Lushnje eshte e dyta me e gjata pasi hipen pjesa dermuese e udhetareve. Keto veprime u kryen edhe nga autobusi grek qe udhetonte ne te njejten ore ne te njejten rruge me 8 nentor te vitit 2010.
Ne fakt mbremja e 8 nentorit ishte nje nate pa hene te mbijetuarit edhe pse me koshience jo te qarte kujtojne se ajo e hene dhe ai udhetim po shoqerohej me shi.
Me duket se binte shi nuk e mbaj mend mire po udhetonim te qete por shoferi beri disa manovra sic ndodh zakonisht ne raste te tilla shprehet Naileta.
Udhetimi naten ne rrugen Tirane-Athine po vazhdonte sic kishte ndodhur qindra here te tjera. Ndonese kesaj radhe udhetaret dukeshin me te shqetesuar per shkak te disa veprimeve te cuditshme te shoferit. Todi Prifti nje tjeter i mbijetuar i aksidentit kujton.
Nje grua u ule tek shoferi dhe filloi te bisedonte me te. Nderkohe nje tjeter grua i foli duke i thene kesaj gruas qe mos ti tehiqte vemendjen shoferit. Ky i fundit ktheu koken per te pare kush foli dhe i iku makina nga kontrolli tregon Todi.
Dhe ne kete momenthellip
Une mendoj se autobusi duhet te kishte dublant. Nuk duhej qe shoferi te udhetonte vetem. Mos e pagofte njeri ashtu sic e paguam ne naten e 8 nentorit thote Naileta.
Ky do te ishte edhe stacioni tragjik i udhetimit te 8 nentorit me autobusin e linjes Tirane-Athine.