Kurban Bajrami festohet në gjithë botën

Në Arabinë Sauditë,në vendin ku gjenden edhe rrënjët e besimit mysliman,kjo festë ka filluar me festim që në orët e hershme të mëngjesit. Besimtar pasi kanë falur Bajramin, kanë filluar vizitën tek të afërmit e tyre, kurse në rrugët e Riadit dhe të gjitha qytetet arabe është vërejtur atmosferë e vërtet festive.
Edhe pse në këtë vend ishin paralajmëruar protesta në lidhje me konfliktin në Siri, një gjë e tillë nuk është shënuar, pasi që autoritet sauditen kanë paralajmëruar se nuk do të jetojnë mbajtjen e këtyre protestave.
Ndërsa, e tërë vëmendje e opinionit publik është drejtuar kah Siria, e cila që 19 muaj është e përfshirë nga lufta civile. Falë festës së Fiter Bajramit, mbështetësit e presidentit, Basharal Asad dhe kryengritësit kanë premtuar se do të respektojnë armëpushimin për katër ditë me radhë.
Megjithatë, festa në këtë vend ishte mjaftë e zymtë, deri më tani pothuajse se shumica e qyteteve janë të rrënuar nga ky konflikt i stërzgjatur, mijëra persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjera janë larguar nga vendi.
Siç raportojnë mediat huajua, Festa e Kurban Bajramit nuk ka pasur një entuziazëm të madh në këtë vend, pasi shumë pak atmosferë festive është parë të jetë në Siri. Deri më tani raportohet se është respektuar armëpushim nga të dy palët.
Në Afganistan fesa e Kurban Bajramit ka filluar me përgjakje, në këtë ditë të paktën 32 persona kanë vdekur, e shumë të tjerë janë plagosur, kur një kamikaz shpërtheu në një xhami në Maimana, në provincën afgane të Faryab, ndërsa një numër i madh besimtarësh po dilte pasi kishte kryer lutjen me rastin e festës së Bajramit. Lajmi është konfirmuar për ANSA-n nga mjekë të spitalit lokal. Një përgjegjës vendas tha se gjysma e viktimave, të cilat janë identifikuar, janë pjesë e forcave afgane të sigurisë.
Po ashtu, edhe në Indonezi festimet kanë filluar në orët e hershme të mëngjesit me ritualet e njohur fetare. Për dallim nga vendet e tjera që janë përfshirë nga konfliktet,nga paralajmërimet për protesta, në këtë vend e gjithë atmosfera ka qenë festive.
Turqia po ashtu është një vend më shumicën e banorëve mysliman,të cilët po ashtu e kanë festuar Bajramin me të afërmit e tyre,duke bërë thirrje për paqe dhe tolerancë në mes njerëzve. /Kosovapress/