Gjini: Keq, edhe policia edhe Vetëvendosje
Ai në emisionin Interaktiv të KTV-së ka thënë se ka qenë një ndjenje e keqe t’i shohësh deputetët e Kuvendit të Kosovës të rrahur, por ka qenë ndjenje e keqe t’i shohësh edhe policët e Kosovës duke u gjuajtur me gurë dhe të lyer me ngjyrë.
Sipas Gjinit, Inspektorati Policor i Kosovës duhet të nis hetimet dhe të shoh se kush e ka tejkaluar forcën, por mendon se sjellje të këqija ka pasur si nga policët ashtu edhe nga protestuesit.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka folur edhe për bisedimet me Serbinë, për çka është shkaktuar edhe protesta e dhunshme e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se bisedimet Kosovë-Serbi duhet të ndodhin. Ndërsa sa i përket takimit Thaçi-Daçiq, sipas Gjinit, ato takime janë legjitime përderisa janë publike. /Indeksonline/