Kurban Bajrami festohet ne mbare vendin

Shkoder - Besimtaret myslimane ne qytetin verior jane mbledhur ne sheshin kryesor te qytetit prane xhamise se re dhe kane kryer ritet e faljes se namazit te Kurban Bajramit. Myftiu i Shkodres Muhamed Sytari uroi te gjithe myslimanet me rastin e Kurban Bajramit dhe beri thirrje per me shume dashuri mes njerezve.
Durres - Qindra besimtare myslimane u mblodhen sot ne Xhamine e Madhe dhe ne xhamine Fatih ne Durres per te falur se bashku namazin e Kurban Bajramit. Myftiu i Durresit Redin Quku duke uruar besimtaret durrsake per festen theksoi se dita e sotme eshte nje kujtese per sakrifica ndihme per njerezit pa perkrahje si dhe nje thirrje per paqe dhe tolerance.
Elbasan - Besimtaret myslimane te Elbasanit u mblodhen ne sheshin para kalase per te falur namazin e Kurban Bajramit. Myftiu i Elbasanit Agim Duka ne diten e shenjte te Kurban Bajramit perpara qindra besimtareve beri thirrje qe Komunitetit Mysliman ti kthehen pronat.
Fier - Ashtu si ne te gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqiperise edhe ne Fier qindra besimtare myslimane mbushen xhamite e qytetit. Myftiu i Xhamise Fier Karajfil Manaj theksoi se kjo dite eshte e shenuar per te gjithe myslimanet shqiptare pasi perkon me 20 vjetorin e rihapjes se Xhamise se Plumbit ne Shkoder dhe me lajmin e mire te ndertimit te nje xhamie te madhe ne qender te Tiranes.
Kukes - Biznesmenet besimtare te Kukesit pasi falen namazin e Kurban Bajramit dhane dhurata te ndryshme per banoret me ne nevoje te qytetit. Kjo eshte nje dite ku secili mund te gjeje menyren te ndihmoje me te varfrin. Kjo nuk duhet te mbetet nje here ne vit dhe mundesite jane per te rritur ndihmen ndaj njerezve ne nevoje deklaroi biznesmeni kuksian Refik Lala./Start/Fatjon Prroni/
2010-11-16 1330