Kurban Bajrami të dielën, KMSH: Falja e Namazit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Besimtarët myslimanë festojnë të dielën, 16 qershor, festën e Kurban Bajramit.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Kurban Bajrami do të falet të dielën në orën 06:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.
Pas faljes së namazit, kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu do të mbajë një fjalë përshëndetëse.
KMSH njofton se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron të gjithë shqiptarëve Kurban Bajramin.
Kurban Bajrami është festa që simbolizon, midis të tjerash, sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s. Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.
/k.s/r.e/