Reformimi i inspektorateve, Ibrahimaj: Bashkëveprim me njësitë e vetëqeverisjes vendore

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për inspektimin”, i cili do të unifikojë inspektimit në nivel qendror dhe vendor, funksionet, rregullat dhe procedurat që zbatohen gjatë inspektimit, si dhe marrëdhënien e punësimit, rekrutimit, trajnimit dhe ecurisë në karrierë të inspektorëve.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj, si dhe ai për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, diskutuan sot me përfaqësues të bashkive të vendit mbi reformën në inspektorate.
Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se në kuadër të kësaj reforme është i domosdoshëm bashkëveprimi mes inspektorateve vendore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, me qëllim mbështetjen dhe koordinimin e aktiviteteve të inspektimit.
Përmes këtij pr/ligji qeveria synon mbrojtjen e interesit publik, forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, përmirësimin të vazhdueshëm nëpërmjet këshillimit të subjektit të inspektimit si dhe rritjen e efektivitetit të administratës publike nëpërmjet përdorimit të teknologjisë në veprimtaritë e inspektimit.
Po ashtu, pr/ligji i ri siguron këshillimin si masë të parë ndaj subjektit të inspektuar të gjendur në shkelje.
1 nga 3/r.e/