Kurban Bajrami urime nga Muca dhe Ternava
Besimtaret myslimane pergatiten per festen e shenjte te Kurban Bajramit. Me kete rast kryetari i Komunitetit Mysliman Selim Muca uroi te gjithe besimtaret shqiptare.
Kurban Bajrami eshte dita kur duhet te manifestohet sakrifica dhe devotshmeria ndaj Zotit. Festa kete vit perkon me 20-vjetorin e lirise se besimit ne vendin tone pas shume kohe ndalimi te festave besimtare u shpreh Muca.
Te njejtin urim percolli edhe kreu i Komunitetiti Mysliman ne Kosove Naim Ternava i cili vec urimit per festen u kujtoi kosovareve te tregojne pjekuri ne procesin e zgjedhjeve qe kane perpara.