E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myslimanet RamaGati plani per xhamine e re ne qender te Tiranes

TIRAN- Nje dite para festes se Kurban Bajramit kreu i bashkise se Tiranes ka dhene lajmin e mire per gjithe besimtaret myslimane. Nje xhami te re ne qender te Tiranes e denje per gjithe besimtaret.

Neser eshte Kurban Bajrami sot dua ti jap lajmin se bashkia ka gati planin e punes per realizimin e xhamise se re te Tiranes dhe krahas me kete te nje muezeu per bashkejetesen fetare- tha Rama gjate nje conference nga zyra e tij ne Bashkine e Tiranes.

Sipas tij xhamia e re eshte godina e munguar per nevojat e myslimaneve qe meriton shtepine e vet te re ne qender te Tiranes por ajo eshte dhe kendi i munguar i trekendeshit te bashkejetes fetare qe i brendashkruhet Tiranes.

Pas nje pune serioze bashkia sot eshte ne gjendje te pergjigjet pozitivisht kerkeses se komunitetit mysliman per hapesiren por edhe te prezantoje ne ditet ne vijim idene per nje muze te Tiranes per bashkejetesen fetare. Shembulli i tolerances ka qene shembull i bashkejeteses qytetare. Per xhamine e re kemi gati siperfaqen e nevojshme bazuar ne planin e qendres por edhe asistencen teknike per te organziaur konkurisin nderkombetar qe plani parasheh- tha Rama.



Disa muaj me pare Presidenti i Republikes Bamir Topi pas urimit per te gjithe besimtaret myslimane me rastin e Fiter Bajramit beri thirrje per predikimin e fese neper institucionet perkatese.


Feja eshte kulture. shte sa kulture individuale por eshte edhe kulture institucionale. Une nuk do te deshiroja qe vitet qe vijne te na bejne te shikojme besimtare te cilet falen trotuareve apo rrugeve sepse kur shkojme ne Evrope shkojme me shume elemente- tha Topi

Presidenti ka bere thirrje qe te gjithe te japin kontributin e tyre qe edhe komuniteti mysliman ne Tirane te kete xhamine e tij. Ky komunitet sipas Topit duhet te kete institucionin e tij qe te ushtroje te predikoje te falet ta kete kete raport me institucionin brenda institucionit



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›