E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, kanosi me armë zjarri babain dhe dy djemtë e tij, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Kurbin, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tre persona, babain e dy djem, për motive të dobëta. Operacioni i koduar “Reagimi” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin pas marrjes së informacionit për ngjarjen në fshatin Adriatik.

I arrestuari, N. N., 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik, dyshohet se më 22 gusht, rreth orës 20:00, ka kanosur me armë zjarri 72-vjeçarin N. N., 43-vjeçarin M. N. dhe 50-vjeçarin A. N., babë e dy djem. Gjithashtu, 34-vjeçari dyshohet se ka goditur me grushte 50-vjeçarin.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur për kanosjen, si dhe dy krehra dhe municion luftarak.

34-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›