E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin, plagos me armë kushëririn për pronën

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në rrethin e Kurbinit ku një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri për motive pronësie.
 

Ngjarja është shënuar në Sanxhak të Kurbinit ku 40-vjeçari Kujtim Farruku është qëlluar me çifte nga kushëriri i tij.
 

Sipas policisë dyshohet se shkak për plagosjen është bërë një sherr mes Farrukut dhe kushëririt të tij për arsye pronësie.
 

Ndërkohë policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›