E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin, vetëdorëzohet Maringlen Përgjini: Dua të zbardhet e vërteta

Të tjera rreth shkrimit VIDEO A1Report/Momenti dorëzimit Historia e vrasjes e rrëfimi ekskluziv KURBIN - Është vetëdorëzuar në komisariatin e Kurbinit, Maringlen Përgjini, 26-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Martin Shtjefnit dhe plagosjen e Ergys Nikës në një lokal në rrugën Zejmen-Shënkoll më 10 janar 2013.

Po në këtë ditë Përgjini u shpall në kërkim nga policia. Dy ditë më parë Maringlen Përgjini në një rrëfim ekskluziv për televizionin A1Report, bëri thirrje për drejtësi duke pretenduar së është i pafajshëm.

26-vjeçari tha se fshihet nga policia jo sepse nuk do që të qëndrojë në burg, por sepse nuk e ka kryer ai vrasjen. Sipas Maringlenit, Martin Shtjefnin e ka vrarë Ergys Nika, i cili më pas e hodhi armën para tij.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›