E Diel, 1 Nëntor 2026

Kondakci: Historia ime ne Itali, nje gabim dhe keqkuptim

Kengetarja e njohur Liliana Kondakci, per here te pare ka rrefyer vitet e saj larg skenes ne Shqiperi. Ne rrefim ekskluziv ne “Zone e Lire” ne televizionin “Klan”, Kondakci ka folur per incidentin e ndodhur ne Itali dhe per vitet e denimit. Ajo ka rrefyer se ishte “nje gabim dhe nje keqkuptim”. Ndersa ka shtuar se tashme eshte rikthyer dhe eshte e njejta qe publiku shqiptar ka adhuruar me pare. “Une kam qene, jam dhe do te mbetem Liliana shume e paster, sepse publiku im merr pjese te madhe ne jeten time dhe une e kam per detyre qe t’i sqaroj nje here e mire dhe te mbyllet kjo pune”, u shpreh dje kengetarja e Kondakci..

Ne Shqiperi ty te njohin te gjithe, pervec atyre qe jane nen moshen 20 vjec...

Nuk e kam ndjere ndonjehere, qe edhe rinia nuk me njeh.

Vajza juaj Jona eshte super artiste, i bie violines. Ju ka ngjare juve?

Po, keshtu shkon brez pas brezi, une e kam trashegimi nga babai dhe mamaja. Edhe prinderit e mi kendonin dhe donin qe te pakten nje prej femijeve, te vazhdonte rrugen e kenges.

Ne cfare moshe u bete nene?

19 vjece nene dhe 39 vjec gjyshe.

Mund te na kendosh kengen qe ke kenduar ne kopsht per here te pare?

Kane kaluar shume vite, fatkeqesisht s’e mbaj mend. Me vone po, kur isha ne shkollen fillore po. Ne fillore ka qene nje kenge e Agim Krajkes dhe eshte nje moment interesat sesi e mesova. Tek Shtepia e Kultures kishin nje salle ku beheshin koncerte. Une isha me prinderit e mi ne nje darke dhe degjoj nje femije qe kendonte, u cova nga tavolina dhe u thashe prinderve nje sekonde se dua ta degjoj. Me vone e mesova kete kenge dhe e kendoja. Me vone ne lice, ishte dhe kjo vajza qe kendonte ne ate kohe. Ajo ishte Elida Budini dhe une i tregova historine, ajo u befasua dhe u cudit, sesi e mesova kengen menjehere. Nga natyra e kam veshin te fuqishem dhe i mesoj shpejt kenget. Gjithmone kur me pelqen dicka, e mesoj menjehere.

Do na i kendosh kete kenge?

Ndoshta kete kenge as vete Agimi (Krajka), s’e mban mend tani...

Cili festival u ka mbetur ne mendje ?

Festivali i 9-te ku kam pasur kengen e kompozitorit Shpetim Kushta, “Mesnate”. Nje tjeter kenge eshte ajo e Limoz Dizdarit, “Gjethja e dafines”, te cilen une e kendoja me Ema Qazimin.

Dikur keni deklaruar, te gjitha brengat i harroja para mikrofonit. E shihnit si shpetim?

Jo shpetim, po te nxjerre nga situata e veshtire brenda vetes. Mikrofoni ka nje magji.

Ne Festivalin e 11-te nuk u sulmuat, shpetuat se mund te ishit dhe ju ne burg?

Ndoshta...

Ju kendoni shume kenge ne greqisht apo jo?

Po, kam nje repertor te zgjeruar edhe me kenge greke.

Ne kohen e lire ju degjoni muziken klasike, eshte e vertete?

Po, eshte shume e vertete.

Ne vitin 2006 jeta juaj nga nje ikone e skenes, mori nje kthese shume te papritur. Problemet linden kur ju u ndaluat ne nje stacion hekurudhor ne Bari, te Italise. Cfare ndodhi realisht?

Ne vitin 2006, kur ndodhi ky incident, mbas nje muaji dhe 20 dite ishe ne nje qender sociale “Sakro Kuore”, erdha ne vendin tim, sepse gjithcka u mbyll. Por une, duk mos pasur probleme kurre ne jeten time, as une as nje person tjeter nga familja ime, nuk i njohja ligjet dhe nuk e dija si funksionon kjo procedure. Duke mos e njohur isha komplet e qete me mendime se gjithcka ishte mbyllur. Por, ne fakt kishte mbetur pa u sqaruar dhe gjithcka ishte mbyllur pa pranin time.

E pranoni qe keni bere gabim ne ate kohe, apo ishte nje keqkuptim?

Ka qene nje gabim dhe nje keqkuptim, te dyja bashke jane.

Pra ju nuk u futur ne nje kurth, apo e bete me ndergjegje?

Jo, kjo fjala ndergjegje nuk ekziston fare. Ka qene ajo qe thashe me lart. Gabim dhe keqkuptim. Dhe mbas kater vjetesh, nese ata te denojne edhe per nje ore, ti je i detyruar qe te shkosh, kudo qe te jesh. Dhe une sigurisht qe shkova dhe nuk me arrestoi njeri sic eshte thene, telefonova nje person te policise, i cili me kerkonte dhe vajta ne zyren e tij dhe biseduam. Ai me tha se kisha nje problem te pa zgjidhur ne Itali, kjo bisede u be ne Greqi, une e falenderova dhe i thashe qe une kete pune e dija te mbyllur. Dhe vajta ne Itali, u interesova, e mbylla dhe ja ku jam shume e lumtur qe jam ketu prane jush. Une kam qene, jam dhe do te mbetem Liljana shume e paster, sepse publiku im merr pjese te madhe ne jeten time dhe une e kam per detyre qe t’i sqaroj nje here e mire dhe te mbyllet kjo pune..

Te gjithe jane kurioze qe te dine per shembull si e keni kaluar dy vjet denim?

Une kam kaluar shume mire, sepse nuk me ka munguar familja ime, miqesia dhe atje ku isha kishin nje respekt te jashtezakonshem, per mua.

E moren vesh se kush ishit ju ?

Po, sigurisht qe e moren vesh dhe me respektonin, sepse nuk ishte nje vend i rendomte

Keni kenduar ju atje?

U be nje koncert i madh ku mora pjese edhe une. Dufin qe kisha brenda vetes e nxora me mikrofonin dhe nepermjet kenges.

E keni ndjere veten keq, kur flitej per ju ketu ne media apo jo?

Sigurisht, sepse nuk te vjen mire qe shkruajne pa pasur baza, ne ate qe thone megjithate...

A duhet qe ju te vuanit denimin, apo per personazhe te njohur duhet te kete privilegje?

Mire do te ishte, por nuk ekziston

Si i perjetoi burri juaj ato vite?

Se pari, ai eshte artist dhe sentimenti i tij eshte me delikat se nje njeri tjeter, une kam 41 vjet me bashkeshortin tim dhe eshte njeri qe te kupton.

A ka qene xheloz ai per ju?

Jo perkundrazi, me ka ndihmua te eci perpara?

A zute shoqeri ju atje?

Po zura nje shoqe nga Ukraina, megjithese u lumturua qe une u largova, ajo e vuajti ikjen time, quhej Valentina dhe ishte mikja ime me e mire.

A bete stervitje gjate ketyre viteve ne “shtepine e pushimit”?

Une bej gjithmone stervitje.

A shiheshin kanalet shqiptare atje?

Jo, nuk shiheshin.

A ju kane ardhur miqte tuaj kolege atje?

Me kane marre ne telefon, por nuk me kane ardhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›