Kurorëzimi i Mbretit Karli III, Ambasada Britanike: Ceremoni edhe në Tiranë, ja ku do të organizohet
Kurorëzimi i Mbretit Karli III i Mbretërisë së Bashkuar do të mbahet në datën 6 maj, ndërsa evente do të organizohen edhe në Tiranë.
Përgatitjet për ngjarjen e madhe kanë nisur tashmë në Britani, dhe një ceremoni pritjeje do të orgainzohet edhe në Kopshtin e Rezidencës në Tiranë, bën me dije ambasada britanike në Shqipëri.
“Ambasada Britanike organizon një Pritje në Kopshtin e Rezidencës për të kremtuar kurorëzimin e Madhërive të Tyre Mbretit Karli III dhe Mbretëreshës Camilla. Gjatë pritjes do të shfaqet drejtpërdrejt ceremonia zyrtare e Kurorëzimt.
Aktiviteti do të zhvillohet ditën e shtunë, më 6 maj, në Rezidencën e Ambasadorit dhe do të jetë e hapur për një numër të ngushtë shtetasish britanikë që jetojnë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
