Kursantët e bazës së nënoficerëve, stërvitje 24-orëshe në kushte reale fushore

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu njofton se Kursi i 64-të Bazë i Nënoficerit ka përfunduar me sukses stërvitjen intensive 24-orëshe në kushte reale fushore, si pjesë e programit Çakalla 01-2026.
Gjatë aktivitetit, 59 kursantë u testuan në aftësitë fizike, taktike, përdorimin e armëve dhe lidershipin, duke vepruar si komandantë skuadre dhe duke treguar disiplinë, bashkëpunim dhe gatishmëri të lartë operacionale.
Ky kurs, i cili zgjati dy muaj me trajnim intensiv, ka synuar përgatitjen e nënoficerëve për detyra në kushte reale, duke garantuar profesionalizëm dhe përgjegjësi në shërbim të Forcave të Armatosura.
/gj.m/j.p/