Kurti Angazhim per bashkimin e Shqiperise me Kosoven
Kthimi i levizjes Vetevendosje ne parti politike dhe regjistrimi i saj per te marre pjese ne zgjedhjet e 12 dhjetorit ka ngjallur interesimin e shtypit gjerman dhe te gazetareve te njohur sic eshte Norbert Mappes-Niedieck.
Ky i fundit ka zhvilluar nje interviste me liderin e Vetevendosjes Albin Kurti. Ne kete interviste Kurti te ciles i referohet RTK fillimisht shpjegon se Levizja Vetevendosje nuk eshte kunder pranise nderkombetare ne Kosove.
Ne kete interviste Albin Kurti shprehet publikisht se angazhohet per bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Shqiptaret ne Ballkan jane nje komb i vetem kufiri i ngritur midis Kosoves dhe Shqiperise eshte bere me dhune tha Kurti.