Per te ndertuar besimin te rinjte shqiptare e serbe duhet te njihen

Politikanet dhe mediat krijojne barriera ne mes te rinjve nga Serbia dhe Kosova. Ata njihen shume pak me njeri-tjetrin sepse nuk kane as rast te njihen mendojne te rinjte nga Prishtina dhe Beogradi pjesemarres ne nje projekt te krijimit te dialogut ne mes te te rinjve nga Serbia dhe Kosova.
Kam shume pak informacion ngaqe kam fare pak kontakt me serbet e rinj ne Kosove. Duke iu falenderuar ketij dialogu te te rinjve kemi mundesine te njihemi me te rinjte serb thote per Deutsche Wellen studentja Eliza Hoxha nga Prishtina.Bildunterschrift Studente serbe informohen ne stende kosovare ne panairin e turizmit ne Berlin
Shqiptaret i njohu per here te pare ne SHBA
Shqiptaret nga Kosova studentja Ana Dragiq nga Beogradi per here te pare i njohu ne Amerike. Ky ishte kontakti dhe biseda e pare me shqiptaret.
Interesimi im i pare u zgjua atehere. Kur pas nje viti studimi ne SHBA ne maj te ketij viti u ktheva shkova ne Prishtine me vetiniciative thjesht per te pare se cfare po ndodh atje sepse perfytyrimi im per Kosoven para se te shkoja atje nuk ishte i tille. Momentalisht ne Kosove kam shume shoqeri dhe kontakte te shumta- thote Ana Dragiq. Ajo mendon se per te rinjte nga Kosova dhe Serbia eshte i domosdoshem dialogu sepse sipas saj ata jetojne duke bere vleresime me hamendje te medha.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Studente ne salle leksionesh
Koordinatori i projektit Vanja Milanoviq nga organizata Programi per Dialogun e te Rinjve thote per Deutsche Wellen se organizatat joqeveritare me projektet e veta per afrimin e te rinjve shqiptare dhe serbe megjithate kane nje varg pengesash te cilat ua ve perpara politika zyrtare. Per shembull eshte gjithnje e me e veshtire te gjenden studente te cilet mund te vine ne Novi Sad dhe ne Serbi ngaqe per kalimin e kufirit administrativ eshte i domosdoshem posedimi i dokumenteve te UNMIK-ut te cilat te rinjte shqiptare kryesisht me nuk i kane thote Milanoviq.
Njohja e ndersjelle - ilaci i vetem
Sipas fjaleve te Milanoviqit heret a vone ekziston vetem nje e ardhme e cila do te garantoje rrenimin e paragjykimeve te ndersjella dhe kjo eshte njohja e njeri-tjetrit. Studentet nga Kosova duhet te vijne ne Serbi qe te shohin se mund te shetisin lirshem neper qytet qe asnjeri nuk do ti maltrajtoje as verbalisht e aq me pak fizikisht. E poashtu edhe studentet nga Serbia mund te shkojne ne Prishtine dhe te shohin se nuk eshte asgje aq e zeze sikurse kane rastin te kuptojne vetem nga mediat tona mendon Milanoviq.
Projekti i shkembimit te studenteve nga Serbia dhe Kosova eshte pjese e projektit Iniciativa pertejkufitare per ndertimin e besimit te cilin e ka mbeshtetur Pakti i Stabilitetit per Evropen Juglindore me mjete te siguruara nga qeveria gjermane.
Autor Dinko Gruhonji/Esat Ahmeti
Redaktoi Lindita Arapi