Kurti: Komunikimet me partitë politike, pas certifikimit të rezultateve

PRISHTINË, 23 qershor /ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi të martën se komunikimin me partitë politike për mundësinë e ndonjë koalicioni do ta nisin pas certifikimit të rezultatit zgjedhor.
“Kur te certifikohen rezultatet japim përgjigje”, tha ai kur u pyet nga gazetarët pas ceremonisë hapëse të edicionit të 8-të të Festivalit Multikulturor dhe Ekspozitës Mobile “KRAH”, raporton KosovaPress.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se shpallja e rezultateve përfundimtare varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.
Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 53 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 ulëse.
Me këtë shpërndarje mandatesh, Vetëvendosje ka mundësi të formojë qeverinë pa koalicion me partitë e tjera shqiptare.
/KosovaPress/