Kurti Nuk lejuam futjen e kamioneve serbe

Nis protesta e paralajmëruar e lëvizjes "Vetëvendosje" në pikat kufitare me Serbinë.
Kreu i Levizjes "Vetevendosje" Albin Kurti deklaroi ne Merdare, se deri më tani nuk është lejuar të kalojë asnjë kamion serb në territorin e Kosovës dhe këtë ai e ka konsideruar si fitore.
"Problemi ynë i vetëm është Serbia, është ky vend që është vetëshpallur armik i Kosovës.Do të përdorim trupat tanë për të ndalur kamionët e Serbisë të hyjnë në Kosovë", tha Kurti para mbështetësve. Sipas tij kjo Bllokada e 14 janaritVV: Protesta do të jetë paqësore Ambasadorët: Shqetësim për 14 janarin Jahjaga: Mos bllokoni rrugët eshte nje proteste paqesore dhe te gjithe te pranishmit nuk kane asnje mjet te rrezikshem me vete. Protestuesit nuk mbajnë pankarta në duar, por vetëm flamuj kombëtarë.
Ndërkohë faqja zyrtare e doganave të Kosovës në internet është bllokuar nga hakerat, duke patur si mbishkrim fjalen "Vetëvendosje". Por në reagimin e saj lëvizja "Vetëvendosje" sqaron se nuk ka përgjegjësi për këtë ngjarje.
Paraditen e sotme në doganën e Morinës dy autobusë me përkrahës nga Shqipëria për Lëvizjen "Vetëvendosje", kane mbetur te bllokuar në kufi.Sipas pales kosovare, shkak per ndalimin eshte bere nje defekt ne sistemin kompjuterik. Nderkohe policia e Morines nuk ka lejuar mediat qe te filmojne.Aktualisht mbeshtetesit ndodhen ne territor asnjanes dhe nuk po marrin pjese ne bllokaden ne pikat kufitare te Kosoves me Serbine. Ndërkohë lëvizja "Vetëvendosje" në reagimin e saj për këtë cështje deklaroi se policia ndaloi mbështetësit duke u justifikuar me shkaqe teknike. "Policia dhunoi mbështetësit shqiptarë, kur ata tentuan ta kalojnë kufirin në këmbë", thuhet në reagim.
Ambasada amerikane në Prishtinë u ka dërguar në orët e vona të natës një mesazh urgjent të gjithë qytetarëve amerikanë për të shmangur dy pikat kufitare që Vetëvendosje synon t'i bllokojë gjatë së shtunës.
"Grupi politik i Vetëvendosjes ka bërë të ditur se do t'i bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë: Merdare, e njohur si Porta 3 në afërsi të Podujevës, dhe Dheu i Bardhë, i njohur si Porta 5, në afërsi të Kamenicës. Bllokadat pritet të nisin sot dhe mund të jetë e vazhdueshme. Ambasada e SHBA në Prishtinë këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimin nëpër këto pika kufitare”, thuhet në njoftimin urgjent të ambasades.
“Ne kujtojmë qytetarët e SHBA se edhe demonstratat me synime paqësore mund të shndërrohen në të dhunshme dhe të paparashikueshme. Është mirë që t'i shmangni krejtësisht nëse mundeni”, këshillon selia diplomatike e Uashingtonit.
“Bëhuni të vëmendshëm për vendndodhejn tuaj dhe kushtojini vëmendje mbulimit të mediave lokale për këto ngjarje", thuhet më tej në mesazhin drejtuar qytetarëve amerikanë që ndodhen në Kosovë.