E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kurti: Republika e Kosovës rezultat i luftës së UÇK-së dhe mbështetjes së aleatëve

PRISHTINË 17 shkurt/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Republika e Kosovës është rezultat i dëshmorëve dhe martirëve që dhanë jetën për liri të vendit.

Kurti tha se Republika e Kosovës është rezultat i luftës së UÇK-së, rezistencës paqësorë të Rugovës, si dhe mbështetjen e aleatëve. Kurti në manifestimin kryesor të shënimit të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përmendi edhe udhëheqësit e vendit në kohën kur është shpallur pavarësia, ish presidentin Fatmir Sejdiu, ish kryekuvendarin, Jakup Krasniqi dhe ish-kryeministrin, Hashim Thaçi.

Ndërkohë, po mbahet parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›