E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti: Sonte të gjithë bashkë për dardanët

PRISHTINË, 15 nëntor/ATSH/ Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka dërguar mesazh motivues për tifozët në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovenisë sonte nga 20:45 në “Stozhice” të Lubjanës.

Ai ka theksuar se kjo mbrëmje është moment i mbështetjes, besimit dhe bashkimit kombëtar, ndërsa ka ftuar të gjithë qytetarët të qëndrojnë të bashkuar pas ekipit kombëtar.

“Sonte luan Kosova! “Secili prej nesh të jetë pjesë e kësaj nate të madhe…Të gjithë bashkë për Dardanët. Forca Kosovë! Ndeshja Slloveni – Kosovë është vendimtare për vazhdimin e garës drejt kualifikimit në Kupën e Botës 2026. Në Lubjanë, djemtë tanë luajnë ndeshjen e radhës drejt Kupës së Botës, me Slloveninë. Është koha jonë, koha e mbështetjes dhe shpresës, e besimit dhe e bashkimit. Le ta tregojmë edhe një herë se kur brohorasim njëzëri, Kosova fiton,” ka shkruar Kurti.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›