E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti Vetevendosjado te jete e gatshmeper zgjedhje

PRISHTINE- Albin Kurti deklaroi sot se Levizja Vetevendosje ende nuk eshte regjistruar ne Zyren per Regjistrimin e Partive Politike prane KQZ-se porse nje gje te tille do ta beje shume shpejt dhe do te jete e gatshme per pjesemarrje ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ne zgjedhjet e parakohshme ne do te jemi plotesisht te pergatitur dhe te gatshem qe te marrim pjese. Deri me tani nuk jemi regjistruar por te gjitha ceshtjet procedurale te domosdoshme per pjesemarrje tone ne zgjedhjet e ardhshme ne do ti kryejme se shpejti dhe me kohe. Sa i perket ceshtjes se kandidimit tim ka nje kunderthenie midis Kodit Penal te Kosoves dhe Ligjit mbi zgjedhje dhe ka mendime te ndryshme lidhur me kete nga e eksperte juridike prandaj nuk ka nje qendrim te qarte as nga ana e organeve perkatese lidhur me mundesine e ketij kandidimi ka thene Kurti te dielen ne Prishtine ku eshte themeluar Keshilli per Zhvillimin e Qendres se Levizjes Vetevendosje edhe per kete komune.

Edhe pse ende nuk eshte caktuar data e sakte e zgjedhjeve sipas mediave kosovare drejtues te kesaj levizjeje kane theksuar se jane duke finalizuar programin politik dhe ekonomik ne te cilet jane te paraqitur te gjitha bindjet dhe orientimet e tyre themelore per ceshtjet politike ekonomike dhe shoqerore.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›