Kosove ndalohet nje person me 100 mije euro dhe 55 telefona
Kosove 10 tetor NOA - Dogana e Republikes se Kosoves ka njoftuar se i ka bllokuar nje personi 55 telefona dhe mbi 100 mije eurove. Shuma e madhe e parave i eshte bllokuar nje personi qe donte te udhetonte drejt Turqise nga Aeroporti i Prishtines.
Personi ne fjale nuk i kishte deklaruar asnjeren mallrat qe kishte me vete dhe per kete arsye parate dhe telefonat jane ndaluar nga punonjesit e Doganes se Prishtines.
Ligji kosovar per Doganat detyron cdo person qe hyn e del jashte Kosoves te deklaroi posedimin e parave nese shuma e tejkalon vleren 10 mije euro.
Doganat e Kosove njoftojne se hetimet per kete rast po vazhdojne.
NOA