Kurti dhe Konjufca presin mbarëvajtje të seancës konstituive të Kuvendit

PRISHTINË, 10 shkurt/ATSH/ Kryeministri në detyrë Albin Kurti i pyetur për seancën konstituive që u caktua nga presidentja Osmani që të mbahet nesër tha se në seancë do të merret vesh gjithçka.
“Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstituive dhe besoj që do të shkojë mbarë e mirë gjithçka”, tha Kurti.
Ndërsa, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se përveç konstituimit të Kuvendit, do të tentojnë të formojnë edhe qeverinë.
“Nesër do të konstituohet Kuvendi dhe shpresoj edhe të formohet edhe qeveria”, tha shkurt ai.
Seanca konstituive e legjislaturës së dhjetë nesër do të fillojë prej orës 12:00. /KosovaPress/