E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kurti dorëzon aplikimin për në BE/ Begaj: Thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka reaguar pas aplikimit të Kosovës për tu anëtarësuar në BE.

Përveç urimeve, Begaj iu ka bërë thirrje të gjitha shteteve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës.

“Dorëzimi i aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian është një akt i rëndësishëm historik që i hap rrugë realizimit të aspiratës europiane të saj.

Përgëzime autoriteteve të Kosovës dhe shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit!

U bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik.

Urime Kosovë e shumë suksese! ”– shkruan Begaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›