E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti Begaj përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE: Shtet me vokacion të qartë evropian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndet dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, si dhe duke e konsideruar një akt të rëndësishëm historik.

“Urime autoriteteve të Kosovës, shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.Të gjitha vendeve anëtare ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik. Urime Kosovë e shumë suksese!”, shkruan Begaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dorëzoi sot aplikimin për anëtarësimin në BE  dhe e cilësoi këtë një ditë të jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›