Kurti me studentët serb: Serbia ka nevojë për një lëvizje të majtë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot në Prishtinë me disa studentë nga Beogradi, anëtarë të “Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut”.
Në takim, Kurti ka paraqitur konceptin, programin dhe aktivitetet e Vetëvendosjes, si dhe qëndrimet e saj për zhvillimet aktuale të politikës.
Kreu i VV-së, ka theksuar se Serbia “ka nevojë për një lëvizje të majtë që lind nga trashëgimia e socialdemokratit të mirënjohur Dimitrije Tucoviq në kontrast me të majtën e rrejshme të Daçiçit e Vulinit që janë pasardhësit politikë të Millosheviqit”.
Kurti është shprehur se ballafaqimi me të kaluarën do të mundësonte dhe ndihmonte një lëvizje të re e të majtë në Serbi.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
