E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti në Armeni për samitin e Komunitetit Politik Evropian

PRISHTINË, 3 maj /ATSH/ Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Armeni.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, në Yerevan, kryeministri në detyrë Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe pritet të ketë takime të nivelit të lartë me zyrtarë dhe liderë shtetesh pjesëmarrëse.

Ai, po ashtu, do të jetë pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare Yerevan Dialogue.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›