E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti nis takimin me Kos

PRISHTINË, 15 maj /ATSH/ Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos. Pas takimit do të kenë konferencë të përbashkët për media.

Vizita e së premtes në Kosovë do të jetë e para për komisioneren për zgjerim në BE, që kur ajo mori detyrën, në vitin 2024. Agjenda e saj nuk parashikon ndonjë vizitë në vendet tjera të rajonit, para ose pas qëndrimit në Prishtinë.

Kos kishte planifikuar një vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të zhvillimeve politike të atyre ditëve, presidentja Vjosa Osmani pati nxjerrë një dekret për shpërndarje të Kuvendit, më 6 mars meqenëse ky organ shtetëror nuk ia doli ta zgjedh kryetarin e shtetit, një ditë me herët, kur ishte afati i fundit për ta bërë një gjë të tillë.

Kjo vizitë i bie të realizohet tri javë para zgjedhjeve të reja që mbahen në Kosovë, më 7 qershor.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›