E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti nuk tërhiqet për Kuvendin: Kandidatura jonë mbetet Albulena Haxhiu, opozita po shkakton krizë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar  se formimi i Kuvendit të ri është detyrë e të gjitha partive parlamentare.

“Kuvendi nuk themelohet nga fituesi, pavarësisht se a është ai fitues absolut apo relativ, Kuvendi themelohet nga të gjithë dhe bashkë; nga vendi i parë së bashku me vendin e dytë, tretë dhe pakicat serbe dhe joserbe”, tha Kurti.

Një ditë para seancës së radhës ai përsëriti se Vetëvendosje nuk e ka ndër mend të sjellë kandidat tjetër pos Haxhiut.

“Propozimi ynë është Albulena Haxhiu, ndërsa të tjerët lë ta propozojnë kandidatin e tyre kur t’u takon atyre. Neve si fitues të zgjedhjeve na takon pozita e kryetarit”, tha Kurti.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 13 në konstituimin e tij, kjo pasi partitë opozitare nuk janë dakord për kandidaturën e Vetvendosjes, Albulena Haxhiu si kryetare e Kuvendit.

Kurti ka kritikuar partitë parlamentare – PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe – që nuk po marrin pjesë në votim, duke e bërë të pamundur konstituimin./vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›