E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti takim me Presidentin Trump: SHBA, aleati kryesor i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka falënderuar Trumpin për mbështetjen ndaj rritjes së investimeve në mbrojtje brenda NATO-s. Sipas kryeministrit Kurti, anëtarësimi në NATO mbetet një nga synimet e Kosovës. Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar ato si “aleatin kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special” të Kosovës.

Takimi u zhvillua gjatë aktiviteteve të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›