E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kurti takon admiralin amerikan, diskutohet për sigurinë në Kosovë dhe dialogun

PRISHTINË, 27 gusht /ATSH/ Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali amerikan Stuart Munsch, zhvilloi sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Përmes, një njoftimi në faqen zyrtare të Komandës së Napolit, bëhet e ditur se Munsch gjatë takimit me Kurtin ka biseduar për sigurinë në Kosovë dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Komandanti i JFC Napoli, Admirali Stuart Munsch, u takua me z. Kurti sot në Prishtinë, Kosovë. Diskutimet e sotme u fokusuan në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në mbarë Kosovën dhe mbështetjen e NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Munsch gjatë ditës është takuar edhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›