E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti udhëton për në Nju-Jork, do të takohet me liderë botërorë

PRISHTINË, 18 shtator /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Nju-Jorkut, ku, siç bëri me dije zyra e tij, do të zhvillojë takime me liderë botërorë.

Bisedimet do të mbahen në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti do të promovojë interesat dhe vlerat kryesore shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai do të takohet edhe me pjesëtarë të komunitetit shqiptar.

Kryeministri do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›