E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas rastit të publikuar në media, pacientja nis trajtimin në Spitalin Onkologjik në QSUT

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Liliana Bajrami prej ditës së sotme po trajtohet në Spitalin Onkologjik në QSUT, pa qenë nevoja të udhëtojë vajtje-ardhje nga Elbasani në Tiranë, gjatë periudhës së trajtimit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu në një postim në rrjetet sociale tha se “pas rastit të publikuar në media, Shërbimi Social Shtetëror dhe QSUT janë koordinuar duke bërë të mundur transportin dhe hospitalizimin në Spitalin Onkologjik, ku Liliana do të qëndrojë për të kryer trajtimin e nevojshëm, sipas vlerësimit dhe planit të përcaktuar nga mjekët”. “Asnjë pacient nuk duhet të mbetet pa kujdes për shkak të pamundësive ekonomike apo sociale”, tha Spahiu. Ministrja Spahiu u shpreh se rasti është tashmë në ndjekje dhe kujdesi për pacienten do të vijojë përgjatë gjithë trajtimit të saj. /k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›