E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kurti uron Merz-in: Kosova mezi pret thellimin e bashkëpunimit me Gjermaninë

PRISHTINË, 24 shkurt /ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar sot koalicionin CDU/CSU për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Gjermani.

Kurti po ashtu uroi edhe Friedrich Merz-in, i cili pritet të jetë kancelar i ardhshëm.

Ai shtoi se Kosova dhe populli saj mezi presin vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit me Gjermaninë.

“Urime Friedrich Merz dhe CDU/CSU për fitoren e zgjedhjeve federale gjermane. Kosova dhe populli i saj presin me padurim vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë”, ka shkruar Kurti në X.

Kandidati për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz, bëri një deklaratë të dielën para rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të vendit të tij, duke sinjalizuar një ndryshim të madh në qëndrimin e Evropës ndaj SHBA-së dhe NATO-s.

Sipas rezultateve të paraprake zyrtare të shpallura nga Këshilli Zgjedhor Gjerman, partitë e Unionit Kristian (CDU/CSU) fituan zgjedhjet me 28,6 për qind të votave. Zgjedhjet në Gjermani janë mbajtur ditën e diel.

Kandidati për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz, bëri një deklaratë të dielën para rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të vendit të tij, duke sinjalizuar një ndryshim të madh në qëndrimin e Evropës ndaj SHBA-së dhe NATO-s. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›