E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kurtuasë i mungon Hoselu dhe sulmon shokët e ekipit për sjelljen egoiste në fushë

Për mikrofonët e “CBS Sports”, Tibo Kurtua ka qenë një furtunë e vërtetë. Portieri belg nuk ka kapërdirë mënyrën se si Reali u largua nga lufta për të mbrojtur titullin duke akuzuar disa prej shokëve të skuadrës. “Ne jemi një skuadër, por kur shikoj në disa raste veprojmë me shumë egoizëm. Kur rivalët mbrojnë me forca të shumta Vinin ose Mbapenë mbase për të tjerët ka më shumë hapësira dhe përfitojnë, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Nëse duam të fitojmë duhet të bëjmë më mirë”, arsyetoi Tibo Kurtua.

Mes të tjerash portieri theksoi se përballë Arsenalit, Realit i mungoi një sulmues zone. “Kemi hedhur shumë topa në zonë, por askush nuk ishte aty për të përfituar. Mendoj se na mungon një lojtar si Hoselu, i cili vitin e kaluar ishte një armë më shumë me karakteristikat e tij”, tha blegu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›