Kusari – Lila priti një delegacion të lartë nga Komisioni Evropian

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila u takua me Joost Korte, zëvendësdrejtor i Drejtoratit për Zgjerim të Komisionit Evropian dhe ekipin e tij, me të cilët diskutoi për procesin e integrimit evropian, e posaçërisht për përmbushjen e prioriteteve afatshkurtra të parapara si parakusht për fillimin e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asociimit (MSA).Ministrja Kusari – Lila e siguroj z. Koorte për angazhimin e plotë të ministrisë që ajo drejton, për sa i takon fillimit të negociatave për marrëveshjen stabilizim asociim duke shpresuar përgjigje më të shpejt për dritë të gjelbër nga ana e tyre.
Më tutje, ministrja Kusari – Lila i informoj se deri në fund të këtij muaji do të përfundoj vlerësimi i ndikimit të marrëveshjes për tregti të lirë si dhe e informoj për mbarëvajtjen e ristrukturimit të brendshëm të MTI-së. Ajo gjithashtu njoftoi z. Korte për negociatat për tregti të lirë me Turqinë dhe rëndësinë e tyre si parapërgatitje për negociatat e MSA-së.
Siç dihet më tepër se shtatëdhjetë për qind e MSA-së ka të bëjë me negocimin e tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe BE-së prandaj Ministria e Tregtisë dhe Industrisë luan rol kyç në këtë proces./Indeksonline/