E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i KE-së, rnde larg heqjes së vizave

Komisioni Evropian pritet që nesër t’ia dorëzojë Qeverisë së Kosovës raportin rreth vlerësimit të punës së institucioneve vendore në përmbushjen kritereve për liberalizimin e vizave.

Indeksonline ka siguruar raportin e plotë të këtyre rekomandimeve të evropianwve për palën kosovare.
Ky raport është i strukturuar në pesë pjesë ku ekspertët e KE kanë dhënë këshillat e tyre për secilin kriter që kërkohet për liberalizimin e vizave.

Ministrja e Integrimit Europian, Vlora  Çitaku ka thënë për Indeksonline se pret që raporti të jetë real. "Pres që të real, të identifikojë edhe të arriturat edhe sfidat", ka thënë Çitaku. 

Në këtë dokument tregohen të arriturat dhe ngecjet e Qeverisë e Kosovës në përmbushjen e kritereve të liberalizimit, përfshirë pajisjen me pasaporta biometrike, Menaxhimin e Integruar të Kufijve, reformimin e sistemit gjyqësor, gjendjen civile, ligjin, riatdhesimin si dhe disa fusha të tjera.

Në rekomandimet për pajisjen me pasaporta biometrike thuhet që Kosova ka ndërmarrë hapa të duhur në raport me sigurinë e dokumenteve konform standardeve dhe rregullave të Bashkimit Evropian.

Mirëpo, prodhimi i një pasaporte biometrike të sigurt, duhet të mbështetet nga një kornizë që garanton integritetin e të dhënave në këtë dokument. Është thelbësore që qytetarët të jenë identifikuar siç duhet dhe se mundësia për të marrë ose ndryshuar identitetin e tjetrit për qëllime mashtruese, të jetë minimizuar, thuhet më tej në rekomandime.

Raporti ndërkaq, kërkon më shumë progres rreth gjendjes civile.

Derisa Kosova ka siguruar një kornizë të qëndrueshme rreth sigurimeve të dokumenteve, gjendja civile shihet si një punë që do akoma shumë progres. Mirëpo është thelbësore që puna e krijimit të një baze të dhënash të besueshme të gjendjes civile, po ecën në rrugë të drejtë.

Sa i përket rregullave të sigurisë, ato nuk pasqyrojnë rregullat e Këshillit në lidhje me moshën në të cilën shenjat e gishtave duhet të përfshihen në pasaportë. Sipas legjislacionit që Kosova ka miratuar në vitin 2008 -2010, nuk përfshihet marrja e shenjave të gishtave deri në moshën 16 vjeçare. Prandaj raporti, rekomandon që ato të regjistrohen për të gjithë aplikuesit ose për aplikuesit deri në moshën 12 vjeç. K jo për arsye, se kjo është një masë e fortë parandaluese për trafikimin e fëmijëve.

Në pjesën e dytë të Raportit rekomandohet rreth Menaxhimit të Kufijve, rekomandimet janë si vijon:
1. Të gjitha përkufizimet dhe termat e përdorura në ligjin për kontrollin dhe mbikëqyrjen kufitare duhet të harmonizohen me Kodin Shengen të kontrollit të kufijve.
2. Një listë e dallueshme e kushteve të hyrjes duhet të shtohet në ligjin për të huajt.
3.Ligji për të huajt dhe udhëzimet administrative përkatëse duhet të ndryshohet në lidhje me kushtet e lëshimit të vizave, në mënyrë që të përmbushë standardet e BE-së.
4.Duhet krijuar legjislacioni gjithëpërfshirës në lidhje me Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, dhe të krijohen agjenci bashkëpunimi në këtë fushë.
5. Strategjia e IBM, duhet të ndryshohet në përputhje me Konkluzionet e Këshillit të vitit 2006, Kodi Shengen i kufijve, në mënyrë që të mbulojë të gjitha elementet kyçe të IBM dhe të sigurohet zhvillimi i plotë i IBM.
6. Definimi i kufirit administrativ Kosovë-Mali i Zi duhet të vazhdojë.
7.Marrëveshja me Serbinë rreth protokollit teknik për zbatimin e IBM, të dalë nga bisedimet e 2 dhjetorit të vitit 2011, duhet të vazhdojë.

Pos tjerash, raporti përfshin edhe fushën e sigurisë dhe rendit publik, ku Kosovës i kërkohet akoma shumë punë në reformimin e Sistemit Gjyqësor dhe pavarësinë e tij.

Raporti thekson rekomandimin që duhen reforma të vazhdueshme legjislative për të forcuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për më tepër në raport nënvizohet se gjatë emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kompetencat e veçanta dhe ekskluzive dhënë për prokurorët ose gjykatësit duhet të jenë qarta, të pa anshme dhe pa ndërhyrje politike. Ato duhet të jenë plotësisht koherente me Kodin e ri penal të Kosovës.

Në raport përmendet dhe menaxhimi i migracionit dhe riatdhesimi.

Sa i përket menaxhimit të migracionit dhe azilit, Kosova ka miratuar një ligj dhe një udhëzim administrativ për riatdhesim, i cili sipas Komisionit është në përputhje me ligjet e tjera përkatëse të Kosovës dhe me Konventën e Gjenevës të vitit 1951 dhe Protokollit mbi Statusin e Refugjatëve të vitit 1967.

Mirëpo autoritetet relevante në Kosovë  duhet të zbatojnë procedurat e kthimit nga Kosova në bazë të marrëveshjeve dypalëshe ekzistuese (nëse është e mundur). Megjithatë Shtetet Anëtare të BE duhet të jetë i vetëdijshëm për rrethana të veçanta në Kosovë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›